Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër, më 31 tetor, për shkak të punimeve teknike në një kyçje të re, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës.

Sipas njoftimit, nga ora 10:00 deri në 18:00, pa ujë do të mbesin Lagjja 28, Lagjja 29, si dhe rrugët “Llapi” dhe “Drenica”.


KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/