LAJMI I FUNDIT:

Ndërprerja e ujit në Mitrovicë për shkak të vërshimeve, banorët u furnizuan përmes cisternës

Ndërprerja e ujit në Mitrovicë për shkak të vërshimeve, banorët u furnizuan përmes cisternës

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar për gjendjen në komunat ku ka pasur vërshime gjatë së enjtes, për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut.

Siç bëhet e ditur në njoftim, me kërkesë të Komunës së Mitrovicës, Agjencioni i Menaxhimit Emergjent ka dërguar ekipin e pompimit me kapacitet të lartë për intervenim, ndërsa është dërguar edhe një cisternë uji për furnizim me ujë të pijes.

Tutje, thuhet se përveç situatës me vërshime, në disa zona mbrëmë ka pasur edhe rrëshqitje të dheut dhe bllokim të qarkullimit në disa rrugë nacionale.

“Por, pas koordinimit dhe angazhimit ndër-institucional, në orët e para të mëngjesit janë hapur të gjitha rrugët dhe tanimë të gjitha janë të qarkullueshme. Njësitë Profesionale të Zjarrfikësve në bashkëveprim me Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë arritur të evakuojnë familje që kanë qenë të bllokuar apo në rrezik potencial”.

MPB-ja po ashtu ka bërë të ditur se Qendra Operative është duke mbledhur dhe evidentuar të gjitha kërkesat në mënyrë që të aktivizohen kapacitetet për ndërhyrje të menjëhershme me qëllim të parandalimit të çdo përkeqësimi të mëtutjeshëm të situatës.

“Apelojmë tek qytetarët për bashkëpunim me institucionet tona duke kontaktuar pa pagesë në numrat: 112 – Numri unik emergjent, 192 – Policia e Kosovës, 193 – Zjarrfikësit dhe 194 – Ndihma e shpejtë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori