LAJMI I FUNDIT:

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Pas firmosjes së urdhrit ekzekutiv të Donald Trump për ndërprerje të financimeve të programeve të ndryshme në botë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar të gjitha institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në “Top Story” në Top Channel, bëri deklaratën e fortë duke thënë se do të kemi arrestime nga SPAK.

Në lidhje me pezullimin e fondeve, ai tha se “FBI, DEA janë këtu”, ndërsa shtoi se bashkëpunimi vazhdon dhe është i fuqishëm.


“A do kemi arrestime tani?”, pyeti drejtori i informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari.

Kësaj pyetjeje, Karamuço u përgjigj duke thënë “I ke shumë shpejt. Kam informacion të freskët. Pse thonë ata ‘do kthehemi shpejt’. Ata vërtetë kthehen para zgjedhjeve. Pse? Sepse në doktrinën që ka SHBA për të siguruar stabilitetin në Ballkan duhet luftuar korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kjo është alfa e tyre. Agjencitë federale i ke këtu, edhe pse ikën këta të projekteve.

FBI, DEA-n e ke këtu. Trajnimet, pajisjet, laboratorët janë, u morën. Nga ajo pjesë e planifikuar ndër vite për konsolidimin e këtij institucioni, duhet thënë se Evropa ka dhënë më shumë, izraelitët po ashtu. Bashkëpunimi vijon, është i fuqishëm, janë në ndjekje dhe hetim shumë raste. Financimi ndërpritet dhe është i përkohshëm. Çfarë institucionesh kanë prioritet? SPAK është i pari që ka prioritet. Në lidhje me financimet? Është burime dhe ato konfiskimet. Kapacitete i ka? Po.

Për shërbimet dhe interesat e tyre, Amerika në Tiranë ka një kasafortë që e hap dhe të jep lekë, dhe ndonjëherë pa faturë për shërbimet emergjente.”

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori