LAJMI I FUNDIT:

Ndërkombëtarët kërkojnë reforma urgjente në mediat e Maqedonisë

Ndërkombëtarët kërkojnë reforma urgjente në mediat e Maqedonisë

Në kuadër të Konferencës për vetë-rregullem medial dhe sfidat etike në media të Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë, sot u promovua publikimi “Njoftimi në interes të opinionit. Publikimi i përgatitur nga Sefer Tahiri dhe Mirçe Adamçevski, përmban parimet themelore të raportimit gazetaresk, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin edhe ambasadorët e BE-së dhe OSBE-së në vend. Samuel Zhbogar dhe Nina Soulmalainen të cilët theksuan angazhime për zbatim të vetë-rregullimit dhe kthimin e besimit të qytetarëve tek mediat.

“Vetëm etika dhe integriteti të inkorporuar në hapa praktike mund të na ndihmojnë të mbrohemi dhe përsëri t’i arrijmë vlerat demokratike kur janë nën kërcënim. Roli i mediave, që konsiderohet të jenë këshilltarë i popullit është esencial në këtë kuptim”, tha Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së.


“Edukimi mediatik i mediave digjitale është një nga mënyrat se si të shmangen lajmet e rrejshme. Vetë-rregullimi i mediave mund të jetë zgjidhje, duke pasur parasysh se ndihmon të rritet gazetaria etike e orientuar kah e vërteta”, u shpreh Nina Somalainen, kreu i misionit të OSBE-së në Shkup.

Kurse, anëtari i Komisionit për ankesa, Sefer Tahiri tha se ngjarjet e fundit në vend dëshmuan edhe një herë se mediat janë nën diktat të pushtetit në largim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori