Ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa lagje në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditës ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të qytetit dhe zonave përreth, përcjell Telegrafi.
Sipas njoftimit, ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në këto lokacione:
Rr. “Mustaf Shyti”
Rr. “Uqini”
Rr. “Anke Spaiq”
Rr. “Shaban Polluzha”
Fshati Frashër
Lagjja “Koloni”
Ndërsa punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në:
Sheshi “Isa Boletini”
Rr. “Sylë Emini”
Fshati Frashër i Madh
Nga kompania është bërë e ditur se gjatë kohës së intervenimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat përkatëse.
KRU “Mitrovica” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve deri në përfundimin e punimeve, duke theksuar se këto ndërhyrje janë pjesë e mirëmbajtjes periodike dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët. /Telegrafi/

















































