Ndërhyrje e pabesueshme: Kirurgët në Zvicër kryen me sukses marrjen e biopsisë në një distancë prej 9300 km

Robotët tashmë po përdoren në dhomat e operacionit për ndyërhyrje të sakta në zemër, sy dhe tru
Kontrollorët e konsolës së lojërave tashmë janë përdorur për qëllime të ndryshme – nga kontrolli i një droni dhe një makine deri te, logjikisht, luajtja e videolojërave. Megjithatë, shkencëtarët nga Universiteti Kinez i Hong Kongut dhe ETH Zurich shkuan një hap më tej dhe kryen një ndërhyrje me ndihmën e një kontrolluesi të konsolës së lojës.
Kjo në vetvete nuk do të ishte diçka e pazakontë nëse në momentin e operacionit distanca midis kirurgut që përdor kontrolluesin dhe pacientit nuk do të ishte as 9300 kilometra. Kirurgët në Zvicër kryen me sukses një endoskopi në një derr të gjallë (dhe të shëndetshëm) të shtrirë në tryezën e operacionit në Hong Kong.
Siç theksojnë shkencëtarët, ky mund të jetë hapi i parë dhe i rëndësishëm drejt kryerjes së operacioneve në distancë dhe te njerëzit, transmeton Telegrafi.
Në një studim të botuar në revistën Advanced Intelligent Systems, raporton Zimo, shkencëtarët shpjeguan se si përdorën një robot kirurgjik dhe një endoskop magnetik në Hong Kong, i cili ishte i lidhur nëpërmjet protokollit WebSocket për shkëmbimin e të dhënave në kohë reale, me një kontrollues në Cyrih. Kirurgët zviceranë monitoruan të gjithë procedurën me ndihmën e një video lidhjeje.
Endoskopi magnetik është i pajisur me një sërë magnetesh përgjatë gjatësisë së tij, në mënyrë që të kontrollohet duke ndryshuar fushën magnetike jashtë trupit të pacientit. Pikërisht nga kjo përfituan kirurgët dhe duke përdorur PlayStation 3 Move, ata e kryen procedurën me sukses. Në raste të tjera, ata përdorën gjithashtu një kontrollues PlayStation 5.
Gjatë procedurës, mjekët me endoskopi morën mostrat e biopsisë nga barku i derrit.
Deri më tani, ky lloj i mjekësisë në distancë ishte kryesisht i kufizuar nga vonesa në transmetimin e të dhënave. Falë teknologjive të reja, kjo vonesë u reduktua në më pak se 300 milisekonda, që do të thotë se pajisja reagoi pothuajse menjëherë ndaj komandës së kirurgut.
Ekipi i shkencëtarëve thotë se suksesi i eksperimentit tregon se operacioni në distancë mund të kryhet së shpejti te njerëzit, veçanërisht në zonat ku mungojnë disa mjekë të specializuar. Robotët tashmë po përdoren në dhomat e operacionit për operacione të sakta në zemër, sy dhe tru. Megjithatë, kur kombinohet me operacione në distancë, mund të përfshijë edhe operacionet e astronautëve në hapësirë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet