Brad Pitt, Halle Berry, Harrison Ford dhe Reese Witherspoon janë vetëm disa nga personazhet e famshëm që do të marrin pjesë në ceremoninë e 93-të prestigjioze të Oscarit.

Çmimet këtë viti janë planifikuar të ndahen më 25 prill gjersa lista e prezantuesve përfshin emra të mëdhenj në skenën e aktrimit dhe modës, shkruan USA Today.


Organizatorët e ceremonisë vunë në dukje në fillim të këtij muaji se ata duan që çmimi të duket sa më shumë që të jetë e mundur si një film dhe jo si një shfaqje televizive.

4157a44d 4414 470d 9c2e bc62b0295e2d XXX 20200209  APS USA 216

Përveç kësaj, prodhuesit u dërguan letra nominuesve duke kërkuar praninë e tyre fizike në ceremoni.

Pra, ndryshe nga ceremonitë e tjera të çmimeve (si BAFTA dhe Golden Globes), më 25 prill nuk do të shikojmë bisedat e Zoom të aktorëve dhe prezantuesve.

940c878d 5038 4d84 9856 4c3daa1a9d11 010 Carey Mulligan

Ndryshe, filmi që flet për gjenocidin në Srebrenicë dhe ku paraqitet edhe aktori shqiptar, Alban Ukaj "Quo Vadis, Aida?", po garon për titullin e filmit më të mirë të huaj. /Telegrafi/

brad pitt