Sekuestrohen rreth 3 mijë kg patate në Hodonoc të Kamenicës, shtetasi i Serbisë shoqërohet në stacion policor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore gjatë një pike kontrolli kanë ndalur një kombi me targa të Serbisë me vozitës shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 120 thasë me patate, me peshë rreth 3000 kg.
Rasti ka ndodhur në Hodonoc të Kamenicës, të shtunën në ora 21:10.
“Njësia policore gjatë një pike kontrolli kanë ndalur një kombi me targa të Serbisë me vozitës mashkull shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 120 thasë me patate me peshë rreth 3000 kg”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa mallrat dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/


































