Ndalohen pesë persona në Kumanovë, janë përleshur në një lokal

Policia e Kumanovës ka ndaluar pesë persona të moshës 19 deri në 32 vjeç për një rrahje në një lokal ushqimor në "Garnizon" të Kumanovës, njoftoi sot SPB Kumanovës].
"Sot në orën 00:10, oficerët e policisë së SPB Kumanovë arrestuan R.A. (26), H.R. (21), Z.E. (22), A.R. (32) dhe Sh.Sh. (19), të gjithë nga Kumanova, sepse sulmuan fizikisht disa persona në një lokal ushqimor në rrugën "Goce Delçev" në Kumanovë dhe dëmtuan inventarin në lokal", njoftojnë nga policia.
Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen akuza përkatëse.
Nga
Telegrafi
14/08/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































