Ndalje mikrofonash e përplasje ndërmjet Avni Deharit dhe Ganimete Musliut

Në seancën konstituive ka ndodhur një përplasje ndërmjet kryesuesit të seancës, Avni Dehari dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
Deputetja në fjalimin e saj u ftua ta bëjë propozimin për Komisionin Zgjedhor, dhe më pas ajo filloi të flas duke mos e bërë propozimin, transmeton Telegrafi.
Pas kësaj, reagoi Dehari, duke i thënë se "ndalohet debati, po keqpërdoret foltorja".
Musliu në anën tjetër kërkoi të mos i ndalet mikrofoni, ajo iu afrua Deharit më pas duke mos e lejuar as atë të flas.
Kjo situatë bëri që seanca të ndërpritet, dhe të vazhdohet ditën e premte. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































