Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ndarë sot Çmimet Vjetore për Gazetari.
Në tetë kategori konkurruese sivjet, fitues të çmimeve u shpallën 12 gazetarë nga mediat kosovare.
Çmimi kryesor, “Gazetari/ja i/e Vitit”, u nda mes gazetares Alberta Hashani nga “Betimi për Drejtësi” dhe gazetarit të Nacionales, Vullnet Krasniqi.
“Hashani u vlerësua për hulumtimin ‘Mashtrimet në emër të avokatëve’, i cili tregon se si qytetarët vihen në lajthitje nga persona që nuk janë avokatë, por marrin para nga qytetarët për t’i përfaqësuar në raste gjyqësore. Krasniqi, u vlerësua për serinë e videove dhe shkrimeve mbi skandalin e VISAMETRIC, që nxiti nisjen e hetimeve e më pas edhe ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria, arrestimin e pronarit të kompanisë si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës duke ua kthyer paratë e mbledhura jashtëligjshëm në duart e qytetarëve, si dhe duke hequr pagesën obligative për aplikuesit tjerë prej majit të këtij viti”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Çmimi për gazetarët më të mirë të vitit, u dorëzua nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport.
Në kategorinë “TV Storja më e mire”, triumfuan gazetarët nga Kallxo.com, Behar Mustafa dhe Valon Fana, të cilët ishin konkurrent të njëri-tjetrit, dhe në një garë të barabartë juria vlerësoi që ata do ta ndajnë çmimin.
Çmimi u nda nga Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Si kameramani më i mirë i vitit u shpall Arben Hoti nga Radio Evropa e Lirë, me pamjet e xhiruara nga protesta e 29 majit, në Zveçan.
Pamjet e kameramanit kosovar u ritransmetuan në mediet ndërkombëtare si CNN, BBC, dhe të tjera. Çmimi u nda nga Ambasadori i German Embassy Pristina, Jorn Rohde.
“Jemi në një geto të vërtetë” – është hulumtim i Aulonë Kadriut, gazetare nga Kosovo 2.0 që triumfoi në kategorinë Ueb Storja më e mirë e viti. Çmimi u nda nga Lura Limani, Drejtore Ekzekutive në Kosovo Foundation for Open Society (KFOS). /Telegrafi/
Hulumtimi disa-mujor vë në pah shkeljet e ambasadave të shteteve të Bashkimit Shengen.
Në kategorinë ”Çmimi për fuqizimin e gruas” u vlerësua me më së shumti pikë artikulli i Dardan Hotit në bashkautorësi me Aulonë Kadriun, me titull “Nëse dalin videot, unë kam mi hup krejtë“. Ky shkrim flet për abuzimet seksuale përmes pamjeve, avancimin e të drejtave të njeriut, rolin e grave në ndërtimin e paqes por edhe synon vetëdijesimi për rëndësinë e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave. Çmimi u nda nga Vlora Tuzi Nushi – Shefe e UN Women Kosovo.
Në kategorinë “Raportimi më i mirë nga sporti”, ka triumfuar reportazhi i gazetares Vjosa Çerkini të Deutsche Welle, me titull “Të boksosh me politikën”. Reportazhi i dedikohet problemeve të sportistëve kosovarë për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare sportive.
Çmimi për raportimin më të mirë rreth anti-gjipsizmit iu dha gazetarëve Besarta Hoti nga Nacionale dhe Herolind Ademi nga Klan Kosova.
Hoti u vlerësua për një seri të storieve që ka realizuar në Prizren, pas një tendence për të ndarë fëmijët në baza etnike shkaku i presionit shoqëror në shkollën “Mati Logoreci”.
Teksa, Ademi, u vlerësua për hulumtimin për zhvillimin dhe format e ndryshme të përdorimit të fëmijëve lëmoshë-kërkues në Kosovë me titull “Në vend të shkollës zgjedhin rrugën – rrëfimet e fëmijëve që punojnë në rrugë”.
Çmimi u nda nga Drejtori i Voice of Roma, Ashkali and Egyptians, Isak Skenderi.
Për raportimin më të mirë në shëndetësi, u nderua gazetarja e KOHA-s, Saranda Ramaj, me hulumtimin e realizuar për rrezikun që pacientëve kosovarë u kanoset jo vetëm nga sëmundjet për çka kërkojnë ndihmë në spital, por edhe nga infeksionet e pakontrolluara spitalore.
Çmimi u nda nga gazetarja e ABC News, njëherësh anëtare e jurisë, Esiona Konomi.
Aplikimet për Çmimet Vjetore të Gazetarisë këtë vit, u vlerësuan nga juria e përbërë prej: Arbana Xharra, gazetare, Aleksandra Jovanovic, gazetare – RTK2, Esiona Konomi – ABC News, Fatmire Terdevci- Zyra e BE-së në Kosovë, Saranda Selimi – gazetare, Alsat M – dhe fotografi veteran Hazir Reka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje