NaVi i “makazze” kundër skuadrës australiane, mësohen përballjet e para të fazës së dytë të Majorit

Tashmë janë mësuar se kush me kë do të përballen fillimisht në ndeshjet e para të fazës së dytë të CS2 Majorit, i cili po mbahet në Budapest.
Këtë herë edhe në renditje është edhe NaVi, ku ndodhet ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri, të cilët sefte do t’ia bëjnë ndaj ekipit australian Flyquest.
Përballjet në dy raundet e para do të jenë të tipit “BO1”, kësisoj ndërsa rregullat mbesin të njëjta, pra duhet tre fitore për t’u kualifikuar në fazën e tretë, ose në rast tre humbjeve do të eliminohen.
Të gjitha ndeshjet e para:
Astralis – Ninjas in Pyjamas
3DMAX – fnatic
Passion UA – FaZe
Parivision – Tyloo
Natus Vincere – Flyquest
Aurora – M80
MIBR – Imperial
Liquid – B8.

Pasi të përfundojnë tërë këto ndeshje, menjëherë do të nis edhe raundi i dytë, që është i paraparë të fillojë nga ora 18:00./Telegrafi/



















































