LAJMI I FUNDIT:

Naumovski: Propozimet e Nimetz janë larg zgjidhjes dinjitoze

Naumovski: Propozimet e Nimetz janë larg zgjidhjes dinjitoze

Përfaqësuesi i Maqedonisë në negociatat për çështjen e emrit, ambasadori Vasko Naumovski pas takimit të sotëm në New York tha se propozimet e dhëna nga ndëmjetësi i OKB-së, Matthew Nimetz janë larg nga zgjidhja dinjitoze.

Sipas tij, korniza për bisedimet është dhënë në Rezolutën 817 të Këshillit për siguri, e ajo është të tejkalohen dallimet rreth emrit. Asnjë shtet, theksoi Naumovski nuk ka të drejtë t’i vendosë një shteti tjetër emër të ri, as OKB ka të drejtë t’i vendos emër të ri një shteti anëtar të saj.

“Shteti ynë ka emër, ai është Republika e Maqedonisë, emri që është në bazën e identitetit tonë. Poashtu, sot në vitin 2018 askush nuk mund ta mohojë ekzistimin e popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase. Nga ana e ndërmjetësit sot u prezantuan disa ide të cilat vlerësoj se janë jashtë kësaj kornize dhe janë larg nga një zgjidhje dinjitoze, por këto propozime do të prezantohet para kreut shtetëror-politik dhe ata duhet të marrin qëndrim në lidhje me këtë çështje”, tha Naumovski.


Përkundër optimizmit që shprehu ndërmjetësi Nimetz në konferencën për shtyp, Naumovski për vete tha se nuk është optimist i madh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori