LAJMI I FUNDIT:

NATURKOSOVO dhe Komuna e Pejës nënshkruajnë memorandum për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në Kosovë

NATURKOSOVO dhe Komuna e Pejës nënshkruajnë memorandum për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në Kosovë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë priti në takim zyrtarin e projektit “CELIM”, Valon Mejzini.

Sipas njoftimit për media thuhet se gjatë takimit është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit (MM), ndërmjet Komunës së Pejës dhe Centro Laici Italiani Per Le Missioni në kuadër të nismës:
“NATURKOSOVO”: Kryeqyteti natyror dhe kulturor në Kosovë dhe zhvillimi i qëndrueshëm turistik i Via Dinarica”.

“Qëllimi i Memorandumit është të përcaktojë bashkëpunimin e ndërsjellë për suksesin e nismës “NATURKOSOVO” – Kryeqyteti Natyror dhe Kulturor i Kosovës dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit, si dhe zgjerimit të ndikimit të saj. Projekti ka të bëjë me zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Kosovë duke përmirësuar shtegun Via Dinarica”, thuhet në njoftim.


“NATURKOSOVO” do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Kosovë, për përmirësimin e burimeve kulturore, historike dhe natyrore për të gjeneruar zhvillim të qëndrueshëm.

“NATURKOSOVO” ka filluar më 01.05.2022 dhe do të zgjasë 39 muaj për të përfunduar më 31.07.2025. /Telegrafi/