Nga: Gideon Rachman / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
“Është vërtet kritike mbajtja e unitetit të NATO-s”, ka thënë Joe Biden. Por, uniteti i 31 anëtarëve të NATO-s do të vihet në sprovën më të madhe – që nga fillimi i luftës në Ukrainë – në samitin e organizatës në Lituani.
Çështja që kërcënon të ndajë aleancën është ambicia e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n. Njëri kamp, duke përfshirë Poloninë, shtetet baltike dhe vetë Ukrainën, dëshiron ta shohë vendin të vihet në një rrugë të shpejtë drejt anëtarësimit në NATO. Qasja tjetër, e udhëhequr nga ShBA-ja dhe e mbështetur nga Gjermania, dëshiron të ngadalësojë procesin dhe të promovojë format e tjera të garancisë së sigurisë për Ukrainën.
Diplomatët e zhdërvjellët ndoshta do ta gjejnë një formë të fjalëve që do shkruhen mbi këto të çara. Komunikata përfundimtare e NATO-s ka të ngjarë të pohojë se Ukraina do t’i bashkohet aleancës në të ardhmen, por do të shmang çdo premtim për ta përshpejtuar procesin.
Megjithatë, ky nuk do të jetë fundi i çështjes. Pas këtij argumenti qëndrojnë dallimet thelbësore se si t’i jepet fundi luftës në Ukrainë dhe se si të garantohet paqja pasi lufta të përfundojë.
Kampi i vijës së ashpër beson se qëllimi duhet të jetë fitorja e plotë për Ukrainën dhe disfata poshtëruese për Rusinë. Ata mendojnë se e vetmja mënyrë për ta siguruar paqen është shembja e fuqisë ruse dhe më pas futja e Ukrainës në NATO. Ata besojnë se Kievi tashmë ka paguar një çmim të rëndë nga kujdesi i tepruar i ShBA-së dhe i Gjermanisë për dërgimin e armëve – dhe se amerikanët tani po e përsërisin këtë gabim duke i zvarritur këmbët për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në aleancë.
Qeveria amerikane dhe ajo gjermane janë më të kujdesshme për qëllimet e luftës dhe për sigurimin e paqes. Një diplomat i lartë gjerman mendon se pas bisedave të Polonisë për nevojën për një humbje totale të Vladimir Putinit, qëndron shpresa se Rusia përfundimisht mund të shpërbëhet. Kjo, thotë ai, është ide për të cilën Berlini nuk e ka asnjë interes.
Amerikanët nuk thonë se Ukraina nuk mund të bashkohet kurrë me NATO-n. Por, butësisht po e frenojnë duke këmbëngulur se fillimisht duhet të plotësohet çdo kërkesë teknike. Kur forcat e indinjuara të linjës së ashpër e citojnë si precedent rastin e shpejtë të Finlandës drejt aleancës, përgjigja e ShBA-së është se Finlanda, si anëtare e BE-së, tashmë i ka përmbushur të gjitha kërkesat për masat kundër korrupsionit, qeverisjen demokratike dhe të ngjashme.
Pas kundërshtimeve formale amerikane qëndron një shqetësim se çdo angazhim për të përshpejtuar Ukrainën në NATO, mund ta zgjasë luftën dhe të sjellë komplikime të rrezikshme për një zgjidhje të ardhshme për paqen. Për shembull, a do të mbulohej Krimea nga një garanci e sigurisë së NATO-s për Ukrainën? Disa zyrtarë amerikanë gjithashtu shqetësohen se disa aleatë do të donin ta shihnin NATO-n që të shkojë drejtpërdrejt në luftën me Rusinë. “Nëse ata këtë e duan, duhet ta thonë haptazi”, thotë një uashingtonian me ndikim, “sepse kjo nuk është politika jonë”.
Në vend të kësaj, ShBA-ja thekson format alternative të garancisë së sigurisë. Ideja do të ishte krijimi i një partneriteti unik ushtarak me Ukrainën, që përfshin transferimin e armëve të teknologjisë së lartë dhe bashkëpunimin intensiv të ushtrisë me ushtri. Plani, siç thotë një zyrtar amerikan, është krijimi i një “force të orientuar kah mbrojtja, që do të paraqiste objektiv shumë të vështirë për çdo agresion të ardhshëm rus”. Bideni dhe të tjerët e kanë krahasuar këtë me marrëdhëniet e ShBA-së me Izraelin. Ashtu si izraelitët, ukrainasit do të ishin aleat i ngushtë amerikan, të pajisur me pajisjet më të avancuara ushtarake – përfshirë municionet e diskutueshme thërrmuese. Por, më e rëndësishmja, sikurse Izraeli, Ukraina nuk do të mbulohej fillimisht nga garancia e sigurisë e Nenit V të NATO-s.
E gjithë kjo temë për garancitë alternative të sigurisë, shqetëson disa nga mbështetësit më të zjarrtë të Ukrainës në NATO. Javën e kaluar, Kaja Kallas – kryeministrja e Estonisë – e vuri në theks zhgënjimin e saj kur tha për FT: “Kemi nevojë për hapa praktikë dhe konkretë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Kam ndjesinë se kur flitet për garancitë e sigurisë, kjo në fakt e turbullon pamjen … e vetmja garanci sigurie, që me të vërtetë funksionon … është anëtarësimi në NATO”.
Është e lehtë të simpatizosh pikëpamjen e Kallasit se paqartësia është e rrezikshme dhe se “zonat gri janë burime të konfliktit dhe të luftës”. Ukraina sigurisht do të ishte më e sigurt brenda NATO-s dhe përvoja sugjeron se Rusia nuk ka gjasa të sulmojë një vend të mbuluar nga Neni V.
Por, realiteti është se pikëpamja amerikane duhet të mbizotërojë. ShBA-ja përbën afërsisht 70 për qind të shpenzimeve totale të mbrojtjes të të gjitha vendeve të NATO-s. Pra, politika e NATO-s do të vendoset përfundimisht në Uashington, jo në Bruksel apo Vilnius.
Ka gjithashtu arsye të mira politike, si dhe financiare, që NATO të udhëhiqet nga kujdesi relativ i Amerikës. Shtëpia e Bardhë e Bidenit ka të ngjarë të jetë administrata më miqësore ndaj Ukrainës dhe NATO-s që ShBA-ja ka mundur ta ketë. Republikanët janë partia e Donald Trumpit, jo e të ndjerit John McCain. Çdo lëvizje për të përshpejtuar Ukrainën në NATO, lehtësisht mund të bëhet çështje në zgjedhjet presidenciale në ShBA. Ratifikimi i anëtarësimit të Ukrainës në Senat nuk do të garantohej.
Pas këtyre fakteve politike, fshihet një realitet më i gjerë historik. NATO-ja u krijua në vitin 1949, pas Luftës së Dytë Botërore dhe në fillimin e Luftës së Ftohtë. Burrështetasit amerikanë që e krijuan aleancën, kishin një angazhim intelektual dhe emocional për mbrojtjen e Evropës si gjë që nuk mund të merret gjithmonë e mirëqenë në Uashington. Me gjithë zhgënjimet e tyre me administratën e Bidenit, evropianët e linjës së ashpër duhet ta mbajnë mend këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve
Gazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri