LAJMI I FUNDIT:

BE, NATO dhe KFOR-i së bashku për të siguruar paqe e stabilitet në Kosovë dhe Ballkan

BE, NATO dhe KFOR-i së bashku për të siguruar paqe e stabilitet në Kosovë dhe Ballkan

Gjendja e sigurisë në Kosovë dhe sfidat që kanë përfshirë Ballkanin Perëndimor, ishin pjesë e fjalimit të mbajtur nga komandanti i KFOR-it, gjeneral major Giovanni Fungo gjatë Sesionit të përbashkët të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET) dhe Nënkomitetit të tij për Siguri dhe Mbrojtje (SEDE).

Në një komunikatë të lëshuar nga KFOR-i, thuhet se në takimin e mbajtur sot në Bruksel, komandanti i KFOR-it theksoi bashkëpunimin vendimtar ndërmjet NATO-s dhe BE-së si një kusht thelbësor për të arritur stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe rolin e rëndësishëm që luan KFOR-i si një garantues i paanshëm i sigurisë.

“Ekziston një bashkëpunim veçanërisht i fortë dhe efektiv ndërmjet KFOR-it dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare”, tha komandanti i KFOR-it.


“Puna kryesore e KFOR-it është ofrimi i sigurisë në Kosovë dhe në këtë mënyrë, të projektojë stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Së bashku me Bashkimin Evropian, bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet vendore ne punojmë për ta bërë këtë të mundshme. Qëndrimi sigurues i KFOR-it, veprimet parandaluese nga të gjithë aktorët e sigurisë, duke përfshirë EULEX-in dhe përpjekjet për ndërmjetësim të udhëhequra nga bashkësia ndërkombëtare, BE dhe NATO kryesisht, janë të gjitha elementet e kësaj qasjeje gjithëpërfshirëse që synon nxitjen e stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë dhe më gjerë . Prandaj, normalizimi është fjala kryesore dhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mjeti kryesor. Bashkimi Evropian është kyç në mbajtjen e dialogut të gjallë dhe në përparim, dhe KFOR-i është plotësisht mbështetës në këtë drejtim. Uniteti i qëllimit të NATO-s dhe BE-së është një parakusht theme lor për normalizimin dhe stabilitetin në të gjithë rajonin”, tha Fungo.

Lidhur me rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë, si për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, komandanti i KFOR-it rikujton që KFOR-i, përgjatë viteve të fundit, ka garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, në përputhje të plotë me mandatin e OKB-së që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit.

“Në vitin 1999 forca e KFOR-it kishte rreth 55 mijë ushtarë. Sot, pas disa rishikimeve të misionit dhe detyrave të KFOR-it, trupat e autorizuara nga NATO janë rreth 4.5 mijë. 29 kombe aktualisht kontribuojnë në kuadër të KFOR-it: 21 vende anëtare të NATO-s dhe 8 vende jo-anëtare të NATO-s. Misioni fillestar, siç parashihet në Rezolutën 1244, ishte krijimi i një mjedisi të qetë e të sigurt dhe ofrimi i lirisë së lëvizjes për të gjithë në Kosovë. Progresi në fushën e sigurisë dhe ngritja e forcave vendore të sigurisë kanë bërë që misioni i KFOR-it të zhvillohet në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe përfundimisht në kontributin ndaj tij. Sot në Kosovë KFOR është i ashtuquajturi përgjegjësi i tretë i sigurisë. KFOR-i vazhdon të veprojë si garantues i paanshëm i sigurisë, duke qenë neutral ndaj statusit të institucioneve në Kosovë. KFOR-i ende ofron siguri të drejtpërdrejtë në një vend, përkatës isht manastirin në Deçan. Gjendja e sigurisë vlerësohet vazhdimisht”, tha gjenerali Fungo.

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori