LAJMI I FUNDIT:

Natë e përgjakshme në Atlanta, të shtëna armësh në tri lokacione – humbin jetë tetë persona brenda qendrave të masazhit

Natë e përgjakshme në Atlanta, të shtëna armësh në tri lokacione – humbin jetë tetë persona brenda qendrave të masazhit

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe një është plagosur, pas të shtënave me armë që ka ndodhur në tre lokacione të ndryshme në Georgia të SHBA-ve.

Të shtënat në dy lokacione kanë ndodhur brenda dy qendrave të masazhit në qytetin Atlanta, kurse e treta në periferi të këtij qyteti, transmeton Telegrafi.

I dyshuari është një 21-vjeçar që është arrestuar nga policia. Siç raporton AP, sulmet kanë ndodhur rreth orës 17, kur janë qëlluar pesë persona brenda një qendre masazhi, rreth 50 kilometra larg Altantas.


CNN raporton se dy persona janë shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes, kurse tre tjerë janë dërguar në spital – ku dy prej tyre pas disa orëve kanë ndërruar jetë, ka bërë të ditur sherifi Cheroke Jay Baker.

Më pas kanë ndodhur të shtëna në dy lokacione. Policia në Atlanta ka bërë të ditur se i është përgjigjur telefonatës se po ndodh një plaçkitje në një qendër masazhi, ku me të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në tre trupa të pajetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Evropa
Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Amerika
Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Evropa
Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

Evropa
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori