LAJMI I FUNDIT:

Nasim Haradinaj: Për Ramiz Alinë ngrihem në këmbë, ai dha lejen për ushtrimet e UÇK-së

Nasim Haradinaj: Për Ramiz Alinë ngrihem në këmbë, ai dha lejen për ushtrimet e UÇK-së

Në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala ka qenë i ftuar ish-luftëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj e ka vlerësuar lartë rolin e ish-presidentit shqiptar, Ramiz Alisë në formimin e UÇK-së.

“Për këtë burrë [Ramiz Alinë] ngrihem në këmbë, përkundër mendimeve që të tjerët kanë për të. Ata që flasin nga larg mund të thonë çfarë të duan, ndërsa ata që flasin për një njeri pa njohur gjithmonë gabojnë edhe nëse e lavdërojnë e lëre më diçka tjetër”, tha ai, përcjell Telegrafi.


“Ramiz Alia është bazamenti, buka, iniciativa dhe “PO”-ja e formimit të UÇK-së, sikurse kur tha NATO “po” bombardimeve mbi Serbi. Ky lejoi djemtë e parë nga Kosova të ushtrojnë në Shqipëri. Ilegalisht për Serbinë por legalisht për shtetin e tij”, shton më tej Haradinaj .

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së thotë se mjafton vetëm ky episod që të vlerësohet lartë roli i Ramiz Alisë.

Ai thotë më tej se Ramiz Alia e dorëzoi pushtetin komunistë në mënyrë shumë paqësore me vetëm tre viktima e që sipas tij edhe ato ishin nga dora e UDB-së dhe malazezëve.

Haradinaj thotë se me Ramiz Alinë ka pasur raporte miqësore familjare.

Ai thotë se Ramiz Alia e ka trajtuar mirë UÇK-në por sipas tij gjërat kanë ndryshuar kur ka ardhur në pushtet Sali Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori