Gara e njohur e NASA, e cila në Kosovë organizohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK) për të gjashtin vit me rradhë, do të mbahet online prej 2-4 tetor. Në edicionet e kaluara, projektet nga Kosova fituan çmimin “People’s Choice Award” (NatEv më 2015), dhe u renditën në Top5 për përdorimin më të mirë të të dhënave (Heliox më 2017).
NASA Space Apps është garë ndërkombëtare 48-orëshe e cila organizohet në qytete të ndryshme nga e mbarë bota, dhe ju ofron pjesëmarrësve të dhënat e hapura të NASA-së, me qëllim të krijimit të projekteve inovative në robotikë, vizuelizim të të dhënave, hardware, aplikacione dhe dizajn. Përveç nga NASA, të dhënat për garë do të ofrohen të hapura edhe nga agjencionet CSA, CNES, JAXA dhe ESA.
NASA fton koduesit, ndërmarrësit, shkencëtarët, dizajnerët, gazetarët, artistët dhe profesionistë të fushave të ndryshme që të bashkohen në ngjarjen e cila ka karakter edukues dhe garues, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve për sfidat në Tokë dhe gjithësi.
Temat/kategoritë për vitin 2020, përfshirë informatat e hollësishme në lidhje me nën-kategoritë i gjeni këtu. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen individualisht në KËTË link, më largu deri më 1 tetor (e enjte), në mesnatë. Garuesit mund të identifikojnë anëtarët dhe të krijojnë ekipet paraprakisht, ose të formojnë apo bashkohen me ekipe tjera (varësisht nga kualifikimet dhe nevoja), në hapje të garës.
Për dallim prej edicioneve të kaluara, NASA Space Apps Prishtina vjen edhe me “data bootcamp” para fillimit zyrtar të garës, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të ekipeve në përdorimin e të dhënave të hapura, veglave, rregullave të garës, kritereve të përzgjedhjes dhe zhvillimin e projekteve garuese. Gjatë “data bootcamp”, pjesëmarrësit po ashtu do të njoftohen me mentorët, stafin dhe partnerët.
NASA Space Apps Prishtina 2020 mbështetet nga Ambasada e Suedisë, GIZ Kosovo, GIST, Venture Well, Ambasada e Norvegjisë dhe Zyra e BE-së në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin