Ministri i Policisë i Serbisë ishte në prag të arrestimit gjatë kohës sa shërbente si drejtor i BIA-s për përfshirjen në çështjen “Jovanjica” ndërsa kreu aktual i BIA-s u sanksionua prej amerikanëve për shkak të dyshimeve për trafikim droge. Ky lajm nxori në pah karakteristikat e narkoshtetit në të cilin po shndërrohet Serbia.
Nuk është më lajm që Serbia është bërë pronë e një njeriu dhe bashkëpunëtorëve më të afërt të tij, të cilët janë pasuruar shumë duke shpërdoruar burimet shtetërore. Nuk është sekret se shumë prej tyre janë të përfshirë në afera të shumta kriminale dhe korruptive dhe se mbrojtjen kryesore ua ka siguruar Aleksandar Vuçiq, presidentit të Serbisë, raporton nova.rs.
Megjithatë, është një lajm i mrekullueshëm për ata që kanë mbyllur sytë për vite të tëra, kanë parë shkallën në të cilën korrupsioni, krimi, droga dhe trafikimi i armëve janë thurur në jetën e përditshme të njerëzve që menaxhojnë vendin. Kush nuk e vuri re (deri pak kohë më parë) se Serbia është bërë një eldorado për tregtarët dhe prodhuesit e drogës.
Ministri i Policisë ishte gati të arrestohej – prokuroria as nuk do ta dëgjojë
Zbulimi i plantacionit më të madh të marihuanës në Evropë dhe historia e pjesëmarrjes së shërbimeve të sigurisë në mbrojtjen e saj vazhdojnë të intrigojnë publikun dhe të shkaktojnë dhimbje koke për regjimin, i cili shfrytëzoi të gjitha burimet në dispozicion për të mbrojtur Predrag Koluvia, pronari i “Jovanjica”.
Një nga inspektorët përgjegjës për zbulimin e kësaj ndërmarrje kriminale, Dushan Mitiq, ka deklaruar se qëllimi i tyre ishte arrestimi i ish-drejtorit të BIA-s dhe tani ministër i Policisë, Bratislav Gashiq, transmeton Telegrafi.
Pse do të ishte Gashiqi në radarin e inspektorëve që hetojnë ata që prodhojnë dhe tregtojnë drogë, nëse shefi është i kënaqur me “punën e tij të patëmeta”?
“Kur inspektori Mitiq thotë se qëllimi i policisë ishte arrestimi i Mirko Shkerit dhe Bratislav Gashiqit, pra njeriut të parë të Beogradi dhe shefi i BIA-s serbe, kjo do të thotë vetëm një gjë: ne kemi hyrë në një fazë patologjike kur shteti nuk merret vetëm me mbrojtjen e kriminelëve të privilegjuar, por vetë shteti e merr rolin e organizatorit të punëve kriminale”, theksoi deputeti Borislav Novakoviq.
Ai shton se “nga aeroplani shihet se rasti Jovanjica është projekt shtetëror”, dhe se prodhimi dhe trafikimi i drogës, si veprimtari kriminale, e kanë marrë MUP, BIA dhe VBA.
I pyetur pse, Novakoviq u përgjigj, “Epo, për të krijuar fonde ‘të zeza’ për të financuar aktivitetet e paligjshme të Shërbimit. Natyrisht, shuma të mëdha parash shpenzohen nga komuniteti i inteligjencës civile dhe ushtarake, përtej çdo kontrolli institucional. Është edhe “vendlindja” e krimit dhe biznesit serb, që lindin nga bizneset ilegale në të cilat një pjesë e parave mbeten te kriminelët-biznesmenë të mbrojtur, dhe një pjesë përfundon në errësirën e fondeve sekrete të Shërbimit. Në atë shfaqje, Skero dhe Gashiq janë protagonist, por ata do të përgjigjen deri në atë masë sa nuk do të tregojnë se kush është regjisori, dhe aktualisht regjisori është i ekspozuar dhe patetik në ndërtesën në Andriçevo venac nr. 1. Jam i sigurt se jo për shumë kohë. Në derë i ka trokitur edhe dora e drejtësisë”, vëren Novakoviq.
Vulin nën sulmin e SHBA-ve, Vuçiq në episodin “nuk është asgjë”
Në të njëjtën ditë kur inspektori Mitiq zbuloi se së bashku me kolegët synonin të arrestonin ish-kreun e BIA-s, kreu aktual i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë u gjend nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas raportit të SHBA, Vulin është i përfshirë në krimin e organizuar ndërkombëtar, trafik droge, armësh dhe abuzim me postin publik.
Në deklaratën e tij, që ishte edhe reagimi i parë ndaj vendimit të amerikanëve për të vënë nën sanksione bashkëpunëtorin e ngushtë, Vuçiq nuk pranoi të flasë për përgjegjësinë e kreut të BIA-s, duke pretenduar se në zyrën e tij nuk është gjetur kokainë, por në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas avokatit Ivan Niniq, është e sigurt se qeveria nuk do të reagojë seriozisht rreth këtyre akuzave në adresë të Aleksandar Vulinit. Megjithatë, ai beson se presidenti i Serbisë është në një problem të madh me drejtorin e BIA-s dhe ministrit të Brendshëm.
“Asnjë shtet serioz nuk do të bashkëpunojë me Serbinë dhe as nuk do të shkëmbejë informacione në sektorin e sigurisë me ne. Ne do të bëhemi një “vrimë e zezë” në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe qarqet e sigurisë nëse çështja e Gashiqit dhe Vulinit nuk zgjidhet në kohën e duhur dhe Vuçiq nuk do ta bëjë këtë derisa të futet në qoshe. Ky është një mesazh i qartë se ai e ka kaluar pragun e tolerancës dhe kjo histori do të vazhdojë, lista do të zgjerohet. Ai është i shqetësuar kryesisht për statusin e tij dhe është e rëndësishme për të që ai të mos jetë në listë. Dhe ndërsa lista zgjerohet, në një moment ai mund të gjendet edhe në një listë. E sigurt është se me Vulinin dhe Gashiqin po bëhemi Kolumbia dhe Meksika në zemër të Evropës”, kujton Niniq.
Nga ana tjetër, Novakoviq thekson se akuzat ndaj Vulinit nënkuptojnë fundin dhe vdekjen e organizuar të shtetit.
“Serbia praktikisht është kthyer në një eldorado kriminale dhe në një shtëpi të sigurt për kriminelët e të gjitha llojeve. Për momentin, ne po shohim vetëm majën e ajsbergut. Kur shkrihet akulli, na mbetet shpresa se nuk do të na fundosë, por do të na lajë nga të gjitha plagët dhe marifetet e regjimit të Vuçiqit”, përfundon Novakoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-96-780x439.jpg)
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
![Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-22-780x439.png)
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën
![Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-93-780x439.jpg)
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët
![Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-97-780x439.jpg)
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
![Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-94-780x439.jpg)
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht