Raportohet se Napoli do shesë Jorginhon për 40 milionë euro, duke tërhequr kështu interesimin e Manchester Cityt.

Italiano-braziliani është një nga lojtarët kyç në skuadrën e Maurizio Sarrit, por ka frikës që pas largimit të trajnerit italianit, do ndodh edhe largimi i mesfushorit.


Por, që 26-vjeçar të largohet, skuadrat e interesuara duhet të paguajnë 40 milionnë euro, së paku kështu thotë Gazzetta dello Sport.

Jorginho (Foto: Getty Images)

Sipas gazetës italiane Manchester City janë në dijeni për çmimin dhe janë gati të bëjnë ofertën për lojtarin.

Pep Guardiola është një admirues i madh i stilit të lojë së Sarrit dhe mesfushori do të përshtatej mirë në filozofinë e teknikut spanjoll.

Mesatarja e pasimeve të Jorginhos është 94.7 për qind në Serie A, më e madhja në kampionatin italian.

Për lojtarin kanë shfaqur interesim edhe shumë skuadra tjera. /Telegrafi/