Naomi Campbell mori vëmendjen në hapjen e Forever-Valentino, një ekspozitë e mbajtur në qendrën e artit M7 në Doha, Katar, të enjten mbrëma.

Supermodelja, 52 vjeçe, dukej e jashtëzakonshme me një fustan rozë, ndërsa mahniti të pranishmit me atë që kishte vënë në kokë teksa ecte në tapetin e kuq në vendin e Lindjes së Mesme.


Ngjarja vjen vetëm disa javë përpara Kupës Botërore të Katarit, me vendin që po përballet me kritika në rritje për trajtimin e grave, punëtorëve migrantë dhe personave LGBTQ+.

Screenshot 1 110 Naomi Campbell

Ndërkohë Sabrina Elba, 33 vjeçe, tërhoqi po ashtu vëmendjen me një fustan jeshil të ndezur për eventin ku iu bashkua Janet Jackson, 56 vjeçare, e cila kishte veshur një fustan ngjyrë kafe.

Gruaja e Idris Elbas ka kompletuar pamjen e saj magjepsëse me një çantë ari rrethore me shkëlqim dhe gjerdan me vathë të ngjashëm.

Vendimi i FIFAs për të mbajtur Kupën e Botës në Katar është rrethuar nga polemika - veçanërisht në lidhje me punëtorët migrantë dhe komunitetin LGBTQ+.

Screenshot 3 77 Sabrina Elba

Katari është përballur me një shqyrtim intensiv të kushteve fizike dhe kontraktuale për qindra mijëra punëtorë migrantë që kur u fituan të drejtat e organizimit të Kupës së Botës 12 vjet më parë.

Është ende për t'u parë se sa kohë do të shpenzojnë transmetuesit e Kupës së Botës për të theksuar akuzat kundër qeverisë së Katarit, të cilat përfshijnë pretendimet e vitit 2013 nga The Guardian se punëtorëve iu mohua ushqimi, uji dhe iu hoqën pasaportat.

Screenshot 4 65 Janet Jackson

Disa pretendojnë se nuk janë paguar, ose nëse janë paguar, pagesat kanë qenë minimale dhe të vonuara. Një hetim i Daily Mirror i vitit 2019 zbuloi se 28 mijë puntorë paguheshin afërsisht 1 dollarë në orë gjatë një jave 48-orëshe.

Më e keqja, The Wall Street Journal raportoi në 2015 se mbi 1200 punëtorë vdiqën duke ndërtuar infrastrukturën për turneun. Vitin e kaluar, The Guardian e vendosi këtë shifër afër 6500 mijë. /Telegrafi/

Screenshot 5 63 Ekspozita Forever - Valentino