Radja Naingolan është kthyer në qendër të vëmendjes te Interi, jo për paraqitje dhe gola, por për jetën e tij të natës.

Mesfushori belg është parë të premten në mbrëmje në një diskotekë në Dalmine, një provincë e Bergamos, nën shoqërinë aktorit të njohur italian, Fabricio Korona.


Reagimet e tifozëve të Interit kanë qenë të shumta për jetën që bën jashtë fushës.

39746416 723667601307941 5522300543529123840 o

Në anën tjetër klubi i Interit nuk ka marrë asnjë masë për këtë çështje.

Por Nainggolan, nuk e ka lënë me kaq.

Ai është kthye në stërvitje të Interit të shtunën në mëngjes në të njëjtat rroba që ishte në diskotekë.

nainggolan

Por më vonë e ka postuar një foto nga stërvitja, ku e ka shkruar se është duke u përgatitur. /Telegrafi/