LAJMI I FUNDIT:

Naim Fetahu jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së PDK-së në Podujevë

Naim Fetahu jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së PDK-së në Podujevë

Naim Fetahu ka dhënë dorëheqje nga kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Podujevë.

Fetahu ka thënë se dorëheqje po jep për arsye personale, transmeton Telegrafi.

“Po bëhen 30 vite që kur jam aktiv në jetën publike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës se Kosovës. Me besimin tuaj dhe përkushtimin tim, që nga paslufta kam shërbyer në pozita të ndryshme, duke filluar nga themelues e kryetar i parë i degës së PDK-së në Podujevë, deputet, zëvendësministër (në tri mandate), drejtor i ATK-së, e disa pozita tjera menaxheriale.


Të gjitha këto përgjegjësi shtetërore e institucionale i kam falë përkrahjes suaj. Besimi që ju më dhatë më bëri çdo herë e më energjik, të jem më obligues ndaj jush, ndërsa vlerësimin se sa ia kam arritur të jem afër jush do ta bëni më së miri ju dhe koha”, ka shkruar Fetahu në Facebook.

Fetahu ka folur edhe për kandidimi e tij për kryetar të Podujevës.

“Në zgjedhjet e fundit hyra në garë për kryetar të komunës me qëllimin e vetëm që ta bëjmë ndryshimin në Podujevë, me dëshirën që Llapit e Gollakut t’i kthejmë dinjitetin. Por qytetarët i dhanë dikujt tjetër ketë besim, dhe si të tillë të gjithë pa dallim duhet ta respektojmë. Këto 30 vite në shërbimin publik dhe aktivitete politike kanë bërë që të mos jem afër familjes aq sa duhet, e sidomos afër fëmijëve të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë të jem afër tyre.

Prandaj, sot kam vendosur për arsye personale te jap dorëheqje nga pozita drejtuese në Degën e Partisë Demokratike në Podujevë. Kam vendosur që për një periudhë ti kthehem familjes.

Kjo nuk do të thotë se unë heqë dorë nga politika. Deri në frymëmarrjen e fundit unë do të jem në shërbimin tuaj, sepse u jam borxhli për përkrahjen që ma keni dhënë ndër vite”, vijon shkrimi i tij.

Tutje, ai ka falënderuar votuesit e tij.

“Sot, përulem dhe nderoj veprën e atyre që nuk janë mesin tonë, me të cilët bashkërisht në moshë të re e nisëm aktivitetin politik, dhe të tjerëve që na përkrahën në aktivitetin tonë, ndërsa i falënderohem secilit votues veç̧ e veç̧ për çdo përkrahje e mbështetje që i ka dhënë Partisë Demokratike të Kosovës.  Edhe një here ju faleminderit te gjithëve”, ka pohuar ai.

Kujtojmë se Naim Fetahu në zgjedhjet në Podujevë ka marrë 4 mijë e 341 vota, duke u radhitur kështu partia e tretë në këtë komunë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori