Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shprehur ngushëllimet e saj më të thella për ndarjen tragjike nga jeta të Zejn Zejnullahut, nxënës i shkollës “Zenel Hajdini” në Gadime të Lipjanit.

Në një reagim publik, ministrja Nagavci theksoi se humbja e një fëmije është një dhimbje e pamasë, e cila prek jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunitetin.


“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të vogëlushit Zejn Zejnullahu. Humbja e një fëmije është një plagë që fjalët vështirë se mund ta shërojnë,” u shpreh Nagavci.

Ajo shtoi se, në emër të saj dhe të Ministrisë së Arsimit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, bashkëmoshatarët, mësimdhënësit dhe komunitetin shkollor.

“Në emrin tim dhe të Ministrisë së Arsimit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zejnullahu, bashkëmoshatarëve, mësimdhënësve dhe gjithë komunitetit që sot po përballet me këtë dhimbje të madhe,” theksoi ajo.

Në fund, ministrja Nagavci uroi që familja të gjejë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

“Lutemi që prindërit dhe të afërmit të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje të rëndë, ndërsa Zejni u prehtë në paqen e përjetshme”, ka shkruar Nagavci.

Nxënësi 13-vjeçar Zejn Zejnullahu, i cili më herët ishte raportuar si i zhdukur dhe më pas u gjet në lumin e Gadimes. /Telegrafi/