Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta është prioritet për Qeverinë Kurti dhe atë si ministre, andaj edhe po realizohet.
Nagavci ka shkruar në Facebook se qenka ngritur si temë punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta dhe sa për t’ua kujtuar, në vitin 2017 si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pata propozuar një amendament për punësimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.
“Si ministri do ta përcjellim me kujdes procesin e punësimit të asistentëve nga komunat dhe do të sigurohemi që deri në fund të mandatit tonë t’i kemi së paku 500 asistentë në shkolla”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Nagavcit:
“Punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta është prioritet për Qeverinë Kurti dhe mua si ministre e Arsimit, andaj dhe po realizohet.
Po e shoh që qenka ngritur si temë punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.
Sa për t’ua kujtuar, në vitin 2017 si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pata propozuar një amandament për punësimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.
Amandamenti nuk u miratua pasi nuk kishte marrë përkrahjen e deputetëve të disa partive përfshirë atyre të Partisë Demokratike të Kosovës që tek tani po e ngrisin këtë çështje. Më vjen mirë që tashmë paskan reflektuar dhe kanë kuptuar rëndësinë dhe nevojën për punësimin e asistentëve.
Në programin qeverisës ne kemi paraparë që çdo vit të qeverisjes sonë të punësojmë nga 100 asistentë për këta fëmijë, andaj dhe i kemi planifikuar edhe në buxhet. Aktulisht janë të punësuar 86 asistentë në shkolla dhe 5 në Qendrat Burimore. Shumë shpejtë do të punësojmë 3 asistent të komunitetit që nuk dëgjojnë.
Punësimi i asistentëve bëhet krahas kualifikimit të tyre, aktualisht vetëm 70 asistentë janë të diplomuar dhe të papunë, andaj dhe paralelisht me buxhetimin, po pregatisim dhe kuadrot e nevojshme dhe sivjet kemi filluar me pregatitjet e grupeve të reja të kandidatëve.
Si Ministri do ta përcjellim me kujdes procesin e punësimit të asistentëve nga komunat dhe do të sigurohemi që deri në fund të mandatit tonë t’i kemi së paku 500 asistentë në shkolla.
Përtej kësaj, Qeveria ka marrë vendim që vitin 2022 ta shpallë “Vit të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës” që tregon përkushtimin tonë në këtë drejtim.
Në kuadër të aktiviteteve përveç tjerash, është paraparë ndërtimi i pjerrinave në 10 shkolla të mesme të ulëta dhe 5 shkolla të mesme të larta në 15 komuna.
Po ashtu, është paraparë trajnimi i drejtorëve dhe mësimdhënësve të arsimit të mesëm të lartë për qasjen dhe arsimimin e nxënësve me nevoja të veçanta dhe shumë e shumë aktivitete tjera.
Ju siguroj se nuk do të ndalemi vetëm me asistentë, por do të angazhohemi edhe në punësimin e stafit tjetër mbështetës në shkolla. Fëmijët tanë meritojnë mundësi të barabarta dhe ne do të punojmë pa u ndalur që t’u ofrojmë ato.”, ka shkruar ajo duke siguruar se nuk do të ndalen vetëm me asistentë, por do të angazhohen edhe në punësimin e stafit tjetër mbështetës në shkolla”, ka shkruar Nagavci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mushkolaj: Pa çështjen e presidentit brenda, çdo qeveri është jostabile

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Kryeaprlamentari Gashi pret në takim ambasadoren e sapoemëruar të Japonisë Secuko Kavahara

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa