Yuto Nagatomo ka kryer testet mjekësore dhe pritet që të nënshkruajë me Galatasarayn.

Ai ka shkuar një letër lamtumirëse për klubin duke thënë se është krenar që ka veshur fanellën e Interit.


Mbrojtësi japonez do të huazohet për gjashtë muaj te klubi turk, por turqit janë të detyruar ta blejnë në fund të sezonit.

“Sot fillon një aventurë e re”.

“Dua t’i falënderoj dhe përshëndes të gjithë. Jam krenar që kam veshur fanellën e këtij klubi për shtatë vite dhe më ka dhënë shumë emocione”.

“Fat të mbarë trajnerit dhe bashkëlojtarëve dhe fat të mbarë në kualifikimin për Ligën e Kampionëve”

“Ju dua shumë. Përqafime, Yuto”, ka shkruar japonezi në rrjetet sociale.

Nagatomo ka qenë kapiten i Interit, para se shiriti t'i besohej Mauro Icardit.  /Telegrafi/

https://twitter.com/YutoNagatomo5/status/958701240325517313

telegrafi sport app