Në 33-vjetorin e revolucionit të studentëve që çoi në përmbysjen e regjimit komunist, në Kongresin e Partisë së përmbysur në dhjetorin e largët të 90-tës, kryeministri aktual shpalli revolucionin digjital.
Në një zbulim novator, lideri i të majtëve deklaroi se truri i ChatGPT-së, e famshmja Mira Murati, do ta shtyjë e vetme kombin e lashtë drejt tokës së ëndërruar, Bashkimit Evropian.
Lëvizni, njerëz! Erdhi dekika që epoka e inteligjencës artificiale të marrë frenat dhe të na udhëheqë nëpër labirintin e burokracisë dhe demokracisë!
Meqë prej 33 vjetëve nuk qullosëm gjë me inteligjencën natyrale, koha ka thirrur në skenë mençurinë artificiale.
Sipas kryeministrit, ideja e Muratit është jo vetëm që të hartojë, por edhe do të futë në kuadrin legjislativ shqiptar katër mijë akte ligjore.
Kush ka nevojë për Parlament, për konsultim me grupe interesi apo komisione parlamentare, kur algoritmet mund të nxjerrin ligje më shpejt sesa i duhet një deputeti të shqiptojë fjalën e bekuar “demokraci”?
Pse të shqetësohemi me rrëmujën e qeverisjes së drejtuar nga njeriu, ky mëkatar i pandreqshëm, kur ne mund t’i lëmë algoritmet të vendosin se çfarë është më e mira për ne?
E ardhmja ka ardhur dhe është vendosur në binarë të sigurt digjitale.
Në një fjalim historik, në Kongresin e Arritjeve, shefi madhor i kësaj dekade siguroi publikun se AI (Inteligjenca Artificiale) jo vetëm që do të hartojë ligje, por edhe do të sigurojë zbatimin e përpiktë të tyre.
Nuk ka më ligje të standardeve evropiane dhe zbatim me standarde ballkanike.
Harrojeni ritmin e breshkës në zbatimin e ligjeve: Algoritmet do të zbatojnë pa u lodhur rregulloret me efikasitetin e një mijë burokratëve robotikë.
Hap krahun, burokraci, koha për teknokraci!
Një nga çështjet më urgjente me të cilat përballet vendi është grumbullimi i dhjetëra mijëra çështjeve gjyqësore.
Mos kini më frikë! AI-ja është këtu për të na shërbyer. Mjaft është rropatur duke punuar shqiptari i gjorë në shekuj.
Me goditjen e shpejtë të një çekiçi virtual, këto dosje të mykura që kanë ngelur në korridoret e drejtësisë prej vitesh do të marrin më në fund zgjidhje.
E kujt i shkonte në mendje që drejtësia mund të ishte kaq algoritmike?
Si xhanëm shpenzuam kaq shumë para dhe kohë për reformën në drejtësi?!
Meqë Kryeministri e ka shumë merak republikën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, inteligjenca artificiale tashmë do të futet në hetime dhe gjykime. Kur ky eksperiment ka pasur sukses në Kinë, pse të mos ketë sukses edhe në Shqipëri?!
Tashmë është e qartë se nuk ka nevojë për një komision hetimor parlamentar.
Pse të shqetësoheni me sherr, flakadane, kapsolla dhe pyetje hetuesish kur ChatGPT-ja mund të hetojë e zhbirilojë gjithçka?
Nga skandalet e korrupsionit te intrigat e kulisat e politikës do të jenë në sitën e pamëshirshme të detektivëve të AI-së.
Dhe, kujt i duhet më parlamenti? Le të gëzojnë dyfishimin e rrogave deputetet, por nuk kemi më nevojë për to pasi ligjet do të bëhen me klikime jo me zotime.
Harrojini debatet e lodhshme, fjalimet plot pasion dhe daljet e herëpashershme dramatike – Inteligjenca Artificiale e di se çfarë është më e mira për ne.
Është si të kesh një robot dashamirës e të gjithëdijshëm që kujdeset që dita jote të jetë sa më e këndshme
Tani nuk duhet më as qeveria!
Na duhet vetëm kryeministri që t’i jap komanda Inteligjencës Artificiale dhe pse jo edhe ta trajnojë nëse ajo gabon!
Ah, po! Duhet edhe një numërator digjital për të numëruar sukseset!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite