Muzikantë e aktorë drejt Kuvendit - gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

Muzikantë, aktorë e fytyra të njohura të skenës edhe këtë vit do t’i drejtohen votuesve për një ulëse në Kuvend.
Zgjedhjet e Parakohshme të 28 dhjetorit po e shndërrojnë garën politike në një skenë ku shoubizi dhe politika takohen sërish.
Në listat e Lëvizjes Vetëvendosje, aktorja Adriana Matoshi synon mandatin e tretë, ndërsa këngëtarja Edona Llalloshi kërkon konfirmimin e dytë të votuesve.
Në Partinë Demokratike të Kosovës rikthehet këngëtari Genc Prelvukaj, i cili në zgjedhjet e shkuara nuk arriti të siguronte vota të mjaftueshme.
Ndërkohë, këngëtarja dhe arkitektja Eliza Hoxha garon për një mandat të ri, pas një angazhimi të vazhdueshëm në Kuvend.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës vjen me emra të njohur: fituesi i Big Brother VIP Kosova 2, Lumbardh Salihu, rikthehet në garë, ndërsa prurja e re e këtij subjekti është këngëtarja Adelina Thaçi.
Sa i përket probabilitetit të suksesit, gjithçka mbetet në duart e votuesve.
Më 28 dhjetor, vota e qytetarëve do të tregojë nëse skena politike e Kosovës do të pasurohet sërish me fytyra të shoubizit. /Telegrafi/



























































