Në kuadër të përgatitjeve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Kosovës, po përgatitin një ekspozitë virtuale “Muzeu im”, e cila do të shënohet me 18 maj, duke i bërë thirrje qytetarëve të japin kontributin e tyre.
Për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19, ku shumë muze në botë qëndrojnë të mbyllur, aktivitetet e planifikuara për t’a shënuar këtë ditë ICOM do t’i sjellë në një formë të re në mënyrë digjitale.
Edhe Kosova i është bashkëngjitur kësaj nisme pasi që Muzeu Kombëtar i Kosovës që disa vite me radhë e feston këtë ditë me aktivitete të shumta, dhe për gati katër vite është pjesë e ICOM-it.
Edhe këtë vit, në Kosovë do të bëhen organizime për ta shënuar këtë ditë me aktivitete e ngjarje kreative që do të sillen në mënyrë digjitale, e ku bën pjesë edhe ekspozita virtuale në fjalë.
Ekspozita virtuale e cila do të organizohet nga Muzeu Kombëtar i Kosovës ka për qëllim të sjellë muzeun më afër banorëve të Republikës së Kosovës, për ta ngritur vetëdijen rreth vlerave dhe ruajtjes së trashëgimisë dhe diversitetit tonë kulturor.
Konkretisht, Muzeu im është një aktivitet/ekspozitë virtuale e organizuar për të ndihmuar bashkëpunimin në mes komunitetit dhe Muzeut, dhe ofron një qasje të re për gjithpërfshirje duke integruar në ekspozitë koleksione nga trashëgimia familjare e banoreve të Republikës së Kosovës.
Qëllimi është që duke qëndruar në shtëpi të ndërtojmë një ekspozitë virtuale me punime (vizatime, piktura, dizajnime), objekte (vegla pune, enë, orendi, punime të vjetra druri, metali, guri; veshje), fotografi të dërguara në format digjital.
Dita Ndërkombëtare e Muzeve organizohet nga ICOM (International Council of Museums) që nga viti 1977 për çdo vit me 18 Maj me një temë të veçantë.
Për ta shënuar këtë ditë, më shumë se 44 mijë Muze nga 138 vende të botës marrin pjesë duke zhvilluar aktivitete dhe ngjarje kreative që lidhen me temën e caktuar. Këto aktivitete kanë për objektivë ngritjen e vetëdijes te njerëzit që “Muzetë janë mjet shkëmbimi kulturor, pasurimit të kulturës dhe zhvillimit të dyanshëm, bashkëpunimit dhe paqes mes njerëzve”.
Tema e caktuar për këtë vit nga ICOM “Muzetë për Barazi: Diversitet dhe Gjithëpërfshirje” do të përdoret nga muzetë e botës si pikë e besueshme për të festuar diversitetin kulturor në mes të komuniteteve.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e ekspozitës “ Muzeu im “ dhe aktiviteteve tjera, kurse do të takohemi së bashku me 18 Maj 2020.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk ka marrëveshje për pagën minimale, shporta konsumatore do të llogaritet ndryshe
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së
Blerim Bexheti: Nënshtrimi i shqiptarëve në institucionet publike po vazhdon
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”
Moti për pesë ditët e ardhshme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet