LAJMI I FUNDIT:

Mustafi një nga tre shënjestrat e Koeman për mbrojtjen e Barcës

Mustafi një nga tre shënjestrat e Koeman për mbrojtjen e Barcës
(Foto: Instagram/shkodranmustafi)

Ronald Koeman e ka bërë listën e ngushtë të dëshirave për afatin kalimtar të janarit, ndërsa emri i Shkodran Mustafit ndodhet në listën e trajnerit të Barcelonës.

Lëndimet e Gerard Pique dhe Ansu Fati i kanë detyruar Blaugranët që të mendojnë për përforcimin e skuadrës në afatin kalimtar dimëror.

Memphis Depay i Lyonit vazhdon të jetë dëshira kryesore e Koeman për fazën e sulmit, mirëpo kriza financiare e klubit është duke e pamundësuar transferimin e tij.


Lëndimi i Pique, mungesa e Ronald Araujo, problemi i vazhdueshëm i Samuel Umtitit me gjurin dhe lëndimi më i fundit i Clement Lenglet, e ka detyruar trajnerin të mendojë për një qendërmbrojtës.

(Foto: Instagram/shkodranmustafi)

Sipas Mundo Deportivo, Koeman e ka të preferuar ish-lojtarin e Akademisë së Barcës që tash luan te Manchester City, Eric Garcia.

Shkodran Mustafi përfundon në listën e dëshirave të Barcelonës
Lexo po ashtu Shkodran Mustafi përfundon në listën e dëshirave të Barcelonës

Nëse Citizens e bindin spanjollin të qëndrojë në Etihad, atëherë dy opsionet tjera janë: Shkodran Mustafi (Arsenal) dhe Antonio Rudiger (Chelsea), të cilët kanë shumë pak hapësira te skuadrat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori