LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Lajm i mirë, rizgjedhja e Angela Merkel në krye të CDU-së

Mustafa: Lajm i mirë, rizgjedhja e Angela Merkel në krye të CDU-së

Kryeministri i vendit, njëherësh lider i LDK-së, Isa Mustafa, e ka quajtur lajm pozitiv për Partitë Popullore Evropiane rizgjedhjen e kancelares gjermane Angela Merkel në krye të CDU-së.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “është lajm i mirë që në krye të CDU-së dhe të Gjermanisë, pas zgjedhjeve që do të mbahen vitin e ardhshëm, pritet të jetë sërish Kancelarja Merkel dhe CDU-ja, anëtare e Familjes së EPP-së, ku LDK-ja është anëtare shumë e respektuar”, transmeton Telegrafi.

Postimi i Mustafës në Facebook:


“Familja e madhe e Partive Popullore Evropiane (EPP), ka marrë një lajm pozitiv.

Kancelarja Angela Merkel është rizgjedhur në krye të CDU-së dhe do të kandidojë për një mandat të katërt për Kancelare të Gjermanisë.

Është lajm i mirë që në krye të CDU-së dhe të Gjermanisë, pas zgjedhjeve që do të mbahen vitin e ardhshëm, pritet të jetë sërish Kancelarja Merkel dhe CDU-ja, anëtare e Familjes së EPP-së, ku LDK-ja është anëtare shumë e respektuar.

CDU-ja dhe partitë tjera simotra në EPP, kanë dhënë përkrahje vendimtare për Kosovën në nënshkrimin e MSA-së dhe marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave, përkrahje e cila do të jetë shumë e rëndësishme për ne, në të ardhmen.

Partitë e qendrës së djathtë në kuadër të EPP-së kanë dëshmuar lidership, zotësi për reforma, garanci për zhvillim dhe integrime gjithëpërfshirëse evropiane si dhe kapacitete për ballafaqim me sfidat bashkëkohore.
LDK-ja është përfaqësuesja më e denjë e këtyre vlerave në Republikën e Kosovës, duke fituar në këtë mënyrë besimin e plotë të anëtarëve të tjerë të EEP-së.

“Shtëpia nuk mbahet pa miq”, thoshte Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova” (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori