LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Jo më me PDK-në

Mustafa: Jo më me PDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook përsërit se subjekti i tij nuk do të bëjë më koalicion me Partinë Demokratik të Kosovës.

“Të dashur qytetarë,


LDK nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

Interesi i vendit, kufizimet nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës dhe të LDK-së, bënë që ne të hyjmë në koalicion me PDK-në para 3 vjetësh.

Por, jo më!

Ata e shkelën marrëveshjen dhe treguan se nuk u intereson shteti por interesat e tyre partiake.

Ne do të punojmë për shtetin.

Më 11 Qershor ne do të fitojmë dhe do të ndërtojmë Qeverinë me njerëz të besës.

Urime!”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/