LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Gjermania partner shumë i rëndësishëm evropian i Kosovës

Mustafa: Gjermania partner shumë i rëndësishëm evropian i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti drejtorin për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach.

Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, proceset eurointegruese dhe fuqizimin e tërësishëm të shtetit.


Kryeministri Mustafa e ka falënderuar për përkrahjen e madhe të Gjermanisë për Kosovën, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e partneritetit strategjik dhe të bashkëpunimit në shumë drejtime.

“Gjermania është partner shumë i rëndësishëm evropian i Kosovës duke qenë mbështetëse e zhvillimit ekonomik, proceseve europianizuese dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.

Drejtori për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach, pasi ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, ka shprehur mbështetjen e mëtejme të Gjermanisë, në shumë fusha.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për çështjet tjera të rëndësishme për Kosovën, për dialogun evropian, për proceset politike brenda Kosovës si dhe për perspektivën eurointegruese.