Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se Qeveria, më 31 tetor do të procedojë me Projektligjin për vitin 2017.
Sipas kryeministrit Mustafa, është parë një buxhet të cilin ai e quan zhvillimor dhe i cili do të jetë 2 miliardë euro.
“Të hyrat tatimore dhe jotatimore parashihen të jenë 1,725 milion euro, që janë më të mëdha për 91 milion euro në krahasim me vitin 2016, ose për 380 milion euro më shumë, në krahasim me fundin e vitit 2014, kur kjo qeveria e koalicionit e filloi qeverisjen”, ka bërë të ditur Mustafa përmes një postimi në Facebook.
Sipas kryeministrit, me rëndësi të veçantë është se shpenzimet për investime kapitale parashihen të rriten nga 500 milionë euro sa ishin në vitin 2016 në 750 milionë në vitin 2017, ose për 50%.
“Këto shpenzime përpos nga buxheti i Kosovës do të financohen edhe nga burimet e jashtme, nga huazimet e brendshme, nga klauzula e investimeve dhe nga mjetet e likuidimit. Këto të hyra do të planifikohen si mundësi e zhvillimit, ndërkaq fillimi I projekteve të caktuara do të ndodhë në momentin kur lirohen, përkatësisht sigurohen mjetet sipas pozicioneve të caktuara”, ka shpjeguar më tej Mustafa.
Kryeministri ka vlerësuar se ky është buxhet zhvillimor, “që është në harmoni me Programin tonë të përbashkët qeverisës dhe rezultat i një pune të rëndësishme të ministrive të Republikës së Kosovës dhe të Kuvendit”.
“Do të bëjmë përpjekje të mëdha për të përkrahur edhe zhvillimin ekonomik lokal, si dhe infrastrukturën lokale, duke siguruar shpërndarje maksimalisht të drejtë të buxhetit nëpër komuna. Ky buxhet zhvillimor vjen si rezultat i konsultave mjaftë të gjata dhe substanciale me Fondin Monetar Ndërkombëtar”, ka shkruar në fund Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Rriten shpenzimet e qeverisë, ASK publikon statistikat

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës