LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Adem Jashari dhe sakrifica e tij, u bënë të pavdekshëm dhe gur themel i pavarësisë të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se muaji Mars është muaj i sakrificës që kulmoi me veprën më sublime të familjes Jashari, dhe shënoi ndryshim në historinë e kombit shqiptar.

Përmes një komunikate për media, Mustafa ka thënë se Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bënë të pavdekshëm dhe gur themel i pavarësisë të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Muaji Mars është muaj i sakrificës që kulmoi me veprën më sublime të familjes Jashari, dhe shënoi ndryshim në historinë e kombit shqiptar. Rënia e familjes Jashari ktheu vëmendjen e botës demokratike drejt Kosovës, ku lufta tashmë kishte filluar në një kahje tjetër.

Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe vepra sublime e tij janë rast unik në gjithë historinë e luftërave, prandaj si të tillë edhe do ta mbajmë gjithmonë në mend.

Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bënë të pavdekshëm dhe gur themel i pavarësisë të Kosovës.

Në muajin e lavdishëm Mars, kujtojmë edhe fillet e rezistencës të armatosur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku shumë burra e gra po niseshin në një rrugë të pakthim, drejt lirisë.

Marsi padyshim është muaj dhimbjeje por edhe krenarie për çdo gjeneratë të cilët do ta mësojnë në çdo libër ku do të përmendet historia drejt lirisë deri të shtetndërtimi i Kosovës. Lavdi për gjithë Familjen Jashari dhe të gjithë ata që kanë rënë për Kosovën shtet të lirë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Kalo në kategori