LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Zbulimi i identitetit të zyrtarëve të AKI-së, rrezik për operacionet e tyre

Musliu: Zbulimi i identitetit të zyrtarëve të AKI-së, rrezik për operacionet e tyre

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, ka shprehur shqetësimin për publikimin e identitetit të pozitave të disa zyrtarëve të AKI-së, duke konsideruar si veprim të dëmshëm dhe pengesë për punë profesionale. 

Gjatë vizitës që e ka bërë në AKI, Musliu ka thënë se ka kërkuar nga drejtori, Petrit Ajeti dhe vartësit e tij që të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm e mbi të gjitha profesional në punën e tyre.

“Po ashtu si Komision Parlamentar kemi shprehë shqetësimin tonë lidhur me publikimin e identitetit të pozitave te disa zyrtarëve të Agjencisë duke konsideruar si veprim të dëmshëm dhe pengesë për punë profesionale. Zbulimi i paautorizuar i identitetit të zyrtarëve të AKI-se dhe informacioneve tjera te ndjeshme, përveç që paraqet shkelje ligjore, është edhe pengesë për operacionet e AKI-së e në disa raste edhe mund të rrezikoj jetën e zyrtarëve të saj”, ka shkruar Musliu në Facebook, transmeton Telegrafi.


Musliu ka falënderuar mediat për bashkëpunim duke çmuar lart rolin e tyre për të mbajtur të informuar opinionin publik. Por, ajo ka kërkuar nga qytetarët, si dhe mediat, që të jenë të vëmendshme dhe të tregojnë kujdes, kur raportojnë apo komentojnë çështje të ndjeshme që përfshijnë punonjësit dhe metodat e punës së AKI-së, meqë kjo sipas saj mund ta komprometojë sigurinë dhe efikasitetin e operacioneve të AKI-së.

“Komisioni mbetet i perkushtuar per mbikqyrjen efikase te AKI-se dhe thekson se AKI-ja dhe institucionet tjera në Kosovë janë të obliguara të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë njëra-tjetrën në kryerjen e detyrave të tyre dhe të koordinojnë aktivitetet brenda kompetencave të veta, në harmoni me ligjet dhe rregulloret në fuqi në lidhje me mbrojtjen e burimeve, metodave dhe informacionit tjetër të klasifikuar”, ka shkruar Musliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë

Lajme
Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Lajme
Kalo në kategori