LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Përveç shkarkimit, Todosijeviq do të duhej të arrestohej

Musliu: Përveç shkarkimit, Todosijeviq do të duhej të arrestohej

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se shkarkimi i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, është veprim i pritshëm.

Ai ka thënë se deklarata e Todosijeviq kundër NATO-së dhe shqiptarëve ka përmbajtje të gjuhës së urrejtjes.

Por sipas tij, vetëm shkarkimi nga pozita e ministrit nuk është e mjaftueshme dhe se pas kësaj duhet të ndërmerren veprime të tjera.


“Në Kosovë ende ka plagë të hapura sepse ka viktima që nuk kanë përjetuar ende drejtësi. Kam pritur që përveç shkarkimit të ndërmerren veprime të kryeprokurorit të shtetit dhe Prokurorisë Speciale që ta marrin në pyetje ministrin dhe të ndërmerren masat për arrestimin e tij pasi ka bërë nxitje të urrejtjes. Ne kemi një sistem të drejtësisë që është i ndërtuar mbi baza partiake nuk pres këso veprime”, ka thënë Musliu, njofton Klan Kosova.

“Shkarkimi është veprim i duhur i Kryeministrit por që duhet të pasohet me ndjekje penale”.

“Nëse nuk do të kishte kalkulime politike, sot prokuroria speciale do të vepronte. Është gjuhë e urrejtjes që nuk mund të lejohet nga një bartës i një dikasteri në qeveri. Është fatkeqësi që nuk është i pari dhe nuk do të jetë i fundit. Dëmet që po shkaktohen nuk po marrin përgjigje prandaj e kemi këtë situatë”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori