LAJMI I FUNDIT:

Musliu: AKI konfirmoi se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, s’ka nevojë për panik

Musliu: AKI konfirmoi se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, s’ka nevojë për panik

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) njëherësh kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Ganimete Musliu, ka bërë të qartë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qëndrueshme dhe qytetarët nuk duhet të ndihen të shqetësuar.

Musliu gjithashtu konfirmoi se shefi i AKI-së ka theksuar se gjendja e sigurisë është stabile, dhe se nuk ka nevojë për frikë ose panik.

Në kohën kur ka rritje të tensioneve dhe spekulimeve rreth situatës së sigurisë në disa komuna të veriut të Kosovës, deputetja Musliu theksoi se është e rëndësishme të jemi të përgatitur, por pa shfrytëzuar këtë për qëllime politike.


“Arsyeja pse e kemi fut sot në raport para Komisionit parlamentar është tema e sigurisë në vend, duke pasur parasysh deklarata edhet të frikshme nga ana e Qeverisë, shpeshherë edhe me deklarata të pamatura. Ajo çfarë doli nga takimi është se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për panik. Gjendja në katër komunat veriore të Kosovës është e qëndrueshme dhe ne duhet të jemi të përgatitur, por nuk guxojmë në asnjë rrethana që konsum elektoral ta shfrytëzojmë gjendjen e sigurisë për të fituar poena apo për ta zhvendosur vëmendjen nga problemet që ballafaqohen qytetarë”, ka deklaruar Musliu, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri
Lexo po ashtu Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Musliu ka ngritur shqetësime lidhur me procesin e punësimeve në AKI, teksa ka përmendur kërkesën e saj për anulimin e konkursit të fundit shkak i shkeljeve të evidentuara.

Ajo ka theksuar se mbi 1,600 persona kanë konkurruar në këtë konkurs, ku vetëm 50 janë pranuar, përfshirë vetëm 8 gra.

“Sa i përket çështjes së punësimeve në AKI, përveç që e kam ftuar drejtorin në Komision, ne kemi bërë vizitë në AKI ku unë kam kërkuar në detaje që të informohemi si komision për procedurat se si ka rrjedh konkursi dhe si ka shkuar konkursi. Në atë konkurs kanë konkurruar mbi 1,600 persona, prej tyre 800 kanë hyrë në intervistë me gojë. Prej 800 personave janë pranuar 50 persona, prej tyre janë pranuar vetëm 8 gra. Unë i kam ngritur shqetësimet e mia dhe të gjeturat që kanë dalur nga komplet rrjedha e tij konkurs dhe i kam dërguar letër me shkrim drejtorit të AKI-së ku i kam kërkuar që ai konkurs të anulohet sepse kam evidentuar shkelje të faktuara. Të cilat janë, që në atë konkurs ka pasur thjesht kritere të eliminimit, në momentin kur ata janë pranuar nuk kanë pasur kë ta përjashtojnë,” ka deklaruar Musliu.

Musliu ka bërë të ditur se në këtë proces kanë qenë të përfshirë edhe militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mënyra se si ka rrjedh procesi i punësimit ajo është e padiskutueshme që ka edhe militantë të partisë, unë nuk mund të flas me emra. Një nga kriteret ka qenë njohja e gjuhëve të huaja, ndërsa testin për gjuhë të huaja e kanë bërë vetëm në gjuhën angleze. Dhe në fund e kanë futur si gjuhë të huaj edhe gjuhën serbe, kjo është një nga elementet e praktikës eliminuese të kriterit,” ka shtuar Musliu.

Ajo ka deklaruar se sulmi me koktej molotovi në lokalin ku disa ditë më parë kishte qenë për vizitë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është inskenim nga ana e serbëve.

Musliu ka theksuar se ky sulm nuk është bërë sepse serbët janë kundër Qeverisë Kurti, por sipas saj është tendencë për të krijuar krizë në veri të vendit.

NATO shpreh shqetësim: Ka mundësi për përkeqësim të situatës së sigurisë në Kosovë
Lexo po ashtu NATO shpreh shqetësim: Ka mundësi për përkeqësim të situatës së sigurisë në Kosovë

“Është inskenim nga akter destabilizues në veriun e Kosovës. Unë nuk mundem t’i them emrat kush e ka bërë, besoj Policia janë ata që duhet. E kanë bërë serbët këtë, është inskenim, nuk është se e kanë bërë sepse i kanë kundërshtuar këta, është një tendencë për të prodhuar krizat e paqena në veriun e Kosovës”, ka deklaruar Musliu.

Para një jave, ministri Sveçla, së bashku me ish-kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, kishin qëndruar në lokalin që u bë cak i sulmit me koktej molotovi më 14 korrik.

Sipas policisë, dëmet materiale në lokalin e sulmuar janë të vogla. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori