LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj skeptik për rrëzimin e Qeverisë: Degët e LDK-së po i thyejnë këmbët mes vete (Video)

Mushkolaj skeptik për rrëzimin e Qeverisë: Degët e LDK-së po i thyejnë këmbët mes vete (Video)

Analistët politikë e shohin me skepticizëm iniciativën e opozitës për të rrëzuar Qeverinë.

Gazetari Parim Olluri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është mirë që po takohen Isa Mustafa dhe Albin Kurti pas akuzave të së kaluarës.


“Para zgjedhjeve zhvillohen kësi lloj takimesh. Këta po mundohen të përçojnë mesazhin se janë të bashkuar dhe ka rrezik prej tyre. Votat nuk e di a i kanë. Faktikisht nuk i kanë…Është pak e çuditshme qysh e lanë mbrapa atë histori mes tyre dhe u bënë dosta për ta rrëzuar Qeverinë”, tha Olluri.

Olluri thotë se qesharake është edhe fakti që ata deklarojnë që nuk e rrëzojnë qeverinë me votat e Listës Serbe e sipas tij në fund nëse fitojnë në zgjedhje shkojnë e bëjnë qeveri me po të njëjtin subjekt politik të minoritetit serb.

“Jam kureshtar të shoh deri ku po shkon miqësia mes tyre. Në kësi raste ka rrezik që politikanët e tillë që kanë pasur probleme të mëdha njëri me tjetrin kur të prishen për herë të dytë do të eskalojnë shumë më tepër me deklarata kundër njëri tjetrit. Do të ketë shfaqje të madhe për publikun”, thotë më tej Olluri.

Nga ana tjetër analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Mustafa me Kurtin kanë interesa personale për të rrëzuar këtë qeveri.

“Kjo qeveri kundër së cilës këta po bashkohen ka pasur këso lloj skandalesh edhe para një, tre apo gjashtë muajsh. Çka ka ndryshuar tash që qenka momenti kjo qeveri të rrëzohet. Mbase Hashim Thaçi u ka premtuar disa vota nga PDK që të ndihmoj në rrëzimin e qeverisë me idenë që ta heq Haradinajn nga rruga për të çuar para idetë e tij”, tha Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

“Nuk po shoh se ka ndryshuar shumë diçka tash e është shumë më skandaloze se më përpara kur edhe LDK edhe Vetëvendosje heshtnin. Të mos harrojmë se gati për një vit e gjysmë Vetëvendosje nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të rrëzuar këtë Qeveri e as LDK-ja”, shtoi analisti.

Mushkolaj ka thënë se Kurti e ka situatën për ta forcuar vetën pas problemeve të brendshme me partinë e po ashtu edhe Mustafa është në zgjedhje të brendshme partiake dhe është e logjikshme që ai do ta vazhdojë ta drejtojë partinë.

“Kështu që ky paralajmërimi i zotit Mustafa se do “t’ia thyejmë këmbët Qeverisë” ia rritë brenda fuqinë por po duket që më shumë po i thyejnë këmbët këto degët e LDK-së mes vete me këto përplasjet që i kanë se sa që është serioze iniciativa për t’ia thyer këmbët Qeverisë”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori