LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Pa çështjen e presidentit brenda, çdo qeveri është jostabile

Mushkolaj: Pa çështjen e presidentit brenda, çdo qeveri është jostabile

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për formimin e qeverisë së re.

Në lidhje me këtë qëndrim, analisti Imer Mushkolaj ka theksuar se pavarësisht deklarimeve politike, çdo qeveri që formohet pa zgjidhjen e postit të presidentit do të jetë e pasigurt dhe me jetëgjatësi të shkurtër.

“Më shumë se një muaj pas zgjedhjeve, secila qeveri që krijohet pa e pasur zgjidhjen e presidentit brenda, është qeveri afatshkurtër, jostabile. Nëse LVV-ja arrin të bëjë qeverinë me komunitete joserbe, nuk e di çfarë formule ka Kurti”, deklaroi analisti.


Ai ka ironizuar edhe me të parin e LDK-së, duke thënë se për kryeministër duhet fituar zgjedhjet.

“Fillimisht për me qenë kryeministër, duhet me i marrë votat. LDK-ja prej 2004-s nuk ka fituar zgjedhjet. Ka qenë në koalicion me PDK-në me zotin Mustafa por nuk i ka fituar zgjedhje. Kësaj here ka dalë në vendin e 3-të”.

“Deklarimet e Abdixhikut sonte janë mesazh i qartë se nuk do me marrë pjesë në qeveri, as me pushtet e as me opozitë. Me këtë qëndrim për qeveri stabile, jo afatshkurtër, ai sikur ia hedh topin PDK-së dhe LVV-së. E vetmja zgjidhje për qeveri stabile është PDK-LVV”.

Në emisionin “Debat Plus”, Mushkolaj ka paraqitur tre mundësitë për formimin e qeverisë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit:

LVV formon qeverinë me komunitetet joserbe – një opsion që sipas tij nuk dihet se si do të funksionojë.

Koalicion i partive opozitare me Abdixhikun si kryeministër – por ai nuk dëshiron të marrë këtë rol.

Një marrëveshje mes LVV-së dhe PDK-së – që mbetet si opsion i fundit.

Mushkolaj ka shtuar se Abdixhiku, përveç përjashtimit të bashkëpunimit me VV-në, nuk po tregon gatishmëri as për një marrëveshje me partitë opozitare, duke lënë në pasiguri procesin e formimit të institucioneve të reja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Lajme
Kalo në kategori