Automatizimi i procesit të punës në Administratën Tatimore të Kosovës,(ATK) ka bërë që asnjë tatimpagues të mund të pretendojë se mundet t’i anashkalojë apo vonojë pagesat e detyrimeve tatimore, thotë ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të ATK-së, Ilir Murtezaj.
Ky automatizim, sipas tij, ka bërë që të rritet përmbushja e obligimeve tatimore në mënyrë vullnetare, ndonëse mbeten sfidë borxhet e vjetra në vlerë të rreth 500 milionë eurove.
Sa është shuma e të hyrave të grumbulluara nga ATK-ja deri më tash?
Murtezaj: Administrata Tatimore e Kosovës është duke performuar me trend pozitiv në inkasimin e të hyrave. Gjatë periudhës janar-korrik ka arritur të inkasojë rreth 515 milionë euro, ose mbi 18 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Do të thotë, 79 milionë euro më tepër sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Janë një mori faktorësh që kanë ndikuar në rritjen e performancës së të hyrave tatimore, por ndër kyçet, që ne vlerësojmë, janë: rritja e llogaridhënies, përgjegjësisë së stafit, pastaj kampanjat e shumta me të cilat po i bëjmë thirrje komunitetit të biznesit që t’i përmbushë detyrimet tatimore si dhe automatizimi i shumë proceseve të punës.
Digjitalizimi i ATK-së e prishi “rehatinë” e bizneseve të fshehura
Por, cili nga këta faktorë, konkretisht, ka ndikuar më shumë në këtë rritje?
Murtezaj: E përmenda, kampanjat dhe rritja e llogaridhënies ka bërë që shumë tatimpagues, që në kaluarën kanë mundur të pretendojnë që mund të jenë fshehur, ose të jenë mbrojtur nga dikush, tani automatizimi i procesit të punës, ka bërë që të mos ndihet askush rehat, në kuptimin e asaj që mund të vazhdojë me formën e vjetër të mosraportimit, mosdeklarimit dhe mospagesës së tatimeve. Është rritur përmbushja e detyrimeve në mënyrë vullnetare, tani kemi mbi 90 për qind të të hyrave që rrjedhin nga përmbushja në mënyrë vullnetare.
Rreth 500 milionë euro borxhe
Thoni se “bizneset më nuk mund të pretendojnë të fshihen ose mbrohen nga dikush”. Keni pasur raste të tilla?
Murtezaj: Më parë ka qenë mundësia që faktori njeri të jetë ai, i cili të ketë, të them ashtu, fatin në përcaktim të rastit për kontrolle dhe inspektime. Ka mundur që dikush edhe të anashkalohet. Kurse tani procesi i automatizuar e përjashton këtë mundësi, sepse nëse krijohen listat bazuar në analizën e riskut të rasteve për kontroll ose për inspektime, atëherë askush nuk mund ta largojë askënd nga lista për t’u kontrolluar ose inspektuar. Kjo bën që askush mos të ndihet i sigurt, që mund të vazhdojë me vite të punojë, të funksionojë dhe mos të kontrollohet.
Por, çfarë ndodh me atë 10 për qindëshin e tatimpaguesve që nuk paguajnë në mënyrë vullnetare. Sa është vlera e borxhit të përgjithshëm ndaj ATK-së?
Murtezaj: Gjithsesi, pjesë e informalitetit, ose pjesë e sfidave është edhe pjesa e borxheve tatimore. Borxhe këto që kanë arritur në rreth 500 milionë euro. Ky është rezultat i borxheve të trashëguara me vite të tëra, që nga themelimi i ATK-së. Por, edhe kjo pjesa e pandemisë e ka bërë të vetën, për shkak se në vitin 2020, patëm një rënie të likuiditetit të biznesit dhe ekonomisë, në përgjithësi. Dhe në ato vite është krijuar një rritje e stokut të borxheve.
Borxhet tjera, e të cilat vazhdojnë të mbesin sfidë janë borxhet që anulohen. Për borxhet e vjetra ligji kërkon që ato të anulohen, kjo mbetet sfidë për ATK-në, për shkak se ka përgjegjësi aty. Për t’u anuluar një borxh, duhet të zhvillohen të gjitha procedurat e mbledhjes së borxhit. Dhe, në rastet kur nuk janë zhvilluar të gjitha procedurat, atëherë ka përgjegjësi juridike dhe kjo po bën që zyrtarët tatimorë që e kanë këtë përgjegjësi, këtë kompetencë, të hezitojnë t’i anulojnë këto borxhe, gjë që do të kishte lehtësuar barrën e institucionit tonë.
Pas gjashtë vjetëve borxhet anulohen
Në cilat raste anulohen borxhet?
Murtezaj: Ligji parasheh që në rastet kur bëhen më tepër se gjashtë vjet, sepse deri në gjashtë vjet kemi kompetencë të mbledhim borxhe. Më tepër se gjashtë vjet, nuk kemi të drejtë të marrim masa të mbledhjes së borxheve, nuk kemi të drejtë konfiskimin, qoftë të pasurisë së luajtshme apo të paluajtshme.
Dhe në këto raste, kur kanë përfunduar të gjitha procedurat ligjore, janë bërë përpjekjet për t’u mbledhur borxhet, nuk janë mbledhur, atëherë ligji parasheh që të bëhet anulimi i borxheve. Nuk ka nevojë që të ketë një dispozitë tjetër ligjore, por që duhet të ketë veprim. Por, duke pasur parasysh qe jemi duke folur për borxhe të viteve të kaluara. Që nga viti 2001, 2002 e tutje, përgjegjësia ka qenë e shtrirë në numër të madh të zyrtarëve dhe kjo ka bërë që pak a shumë të ketë hezitim dhe të jetë një lloji sfide për institucionin tonë.
A ka raste kur bizneset e keqpërdorin këtë bazë ligjore? Si mund të veprojë një biznes gjashtë vjet pa kontrolle, pa inspektime?
Ilir Murtezaj: Në realitet, me reformën që e potencova më herët, nga viti 2020 është e pamundur që një biznes të vazhdojë të mbetet borxhli për gjashtë vjet dhe mos të ketë veprime. Sepse procedurat tashmë janë të qarta, të dizajnuara dhe të strukturuara në atë formë që domosdo zyrtari tatimor ka për obligim t’i zbatojë procedurat. Në ditën e parë të krijimit të borxhit, zyrtari tatimor e ka obligim që deri në ditën e dhjetë ta njoftojë palën për borxhin dhe ta ftojë për pagesë. Janë procedurat tjera që, në rast se tatimpaguesi nuk i përgjigjet thirrjes së ATK-së, shkohet me procedurat e bllokimit të llogarive bankare.
Konfiskimi dhe shitja e pasurisë për grumbullim të borxhit
Ka pasur konfiskim të pasurisë gjatë këtij viti, dhe çka ndodh me atë pasuri.
Murtezaj: Kemi zhvilluar procedura të konfiskimit. Gjatë këtij viti të them të drejtën janë në masë më të reduktuar. Asnjëherë nuk është tendencë që ne të shkojmë dhe të konfiskojmë pasuri, por i gjithë qëllimi është të mblidhet borxhi. Por, në rastet kur tatimpaguesit nuk i përgjigjen thirrjes për të paguar borxhin, atëherë merren edhe masat e konfiskimit. Janë vendet e autorizuara ku vendoset pasuria, varësisht çfarë pasurie është. Nëse është pasuri e luajtshme, pajisje apo gjëra të tjera, janë depo ku dërgohet malli. Organizohen procedurat e shitjes dhe pas shitjes bëhet kompensimi i borxhit. Ndërsa nëse është fjala për pasuri të paluajtshme vendosen shiritat dhe mbeten në atë mënyrë deri në momentin e shitjes.
Cilat janë masat që ATK-ja është duke marrë për zvogëlimin e ekonomisë joformale?
Murtezaj: Kosova nuk ka mekanizma institucionalë të cilët janë të autorizuar për ta bërë matjen e hendekut tatimor. Në këtë rast, nuk mund të flasim me shifra ose me të dhëna zyrtare se në çfarë niveli e kemi informalitetin. Pavarësisht kësaj, ATK-ja është duke realizuar aktivitete në terren për ta zvogëluar nivelin e ekonomisë joformale. Përmes projekteve të ndryshme jemi duke identifikuar sektorë të caktuar që janë me rreziqe më të larta që prodhojnë informalitet.
Një nga sektorët, apo çështjet që është identifikuar si risk në informalitet, është pjesa e punëtorëve të padeklaruar. Ne edhe në të kaluarën kemi monitoruar këtë proces, mirëpo tashmë kemi projekt specifik për punëtorë të padeklaruar. Vetëm gjatë këtij viti janë identifikuar rreth 1.360 punëtorë të padeklaruar , apo që nga fillimi i projektit kemi identifikuar mbi 7.000 punëtorë të padeklaruar.
Përveç këtyre rezultateve, të dhënat tjera tregojnë se në vazhdimësi po ka rritje. Nga muaji në muaj, ka raportime të reja nga punëdhënësit, të cilët raportojnë për punëtorë përmes deklaratave të mbajtjes së deklarimit në burim. Vetëm gjatë këtij muaji i kemi rreth 15 mijë punëtorë më shumë se në korrikun e vitit 2022. Mund të themi se disa nga ta janë edhe për shkak të rritjes së punësimit, por disa janë edhe rezultat i formalizimit.
Cili sektor ka më tepër punëtorë të padeklaruar?
Murtezaj: Nëse iu referohemi të dhënave nga terreni atëherë del se sektori i ndërtimtarisë dhe sektori i gastronomisë kanë më tepër punëtorë të padeklaruar.
Sa është numri i përgjithshëm i punëtorëve të deklaruar aktualisht në tregun e Kosovës?
Murtezaj: Sipas të dhënave të muajit korrik, i kemi mbi 405 mijë punëtorë të raportuar, rreth 15 mijë më shumë sesa gjatë muajit korrik të vitit të kaluar.
Kontrolle dhe inspektime në pjesën veriore të Kosovës
Pjesa veriore e Kosovës përmendet si hapësirë ku më tepër zhvillohet ekonomia joformale. Si funksionon ATK-ja në atë pjesë?
Murtezaj: Vazhdimisht mundohemi që ta shtrijmë autoritetin në gjithë pjesën e vendit. Veriu e dimë se është sfidë, sikurse për të gjitha institucionet, edhe për ATK-në, sepse e dimë që është më e vështirë pjesa e mbikëqyrjes së transaksioneve ekonomike edhe në atë pjesë. Përkundër asaj, ne kemi tatimpagues të komunitetit serb, që vazhdojnë të jenë të deklaruar dhe pagues të rregullt të tatimeve dhe me vlera të konsiderueshme tatimore. Të njëjtën kohë, kemi edhe zyrtarë tatimorë të cilët janë, po ashtu, të komunitetit serb, por edhe shqiptarë që së bashku kontrollojnë, monitorojnë dhe inspektojnë bizneset në pjesën veriore të Kosovës. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Ofertat më atraktive dhe çmimet më reale për Black Friday – Vetëm në Foleja
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A