Administrata Tatimore e Kosovës deri më 28 dhjetor ka arritur t’i mbledh mbi 800 milionë euro tatime.
Kështu ka thënë drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj duke shtuar se vlera e mbledhur është 27 për qind më shumë se viti i kaluar, shkruan Telegrafi.
“Nga 1 janari deri më 28 dhjetor, ATK ka arritur t’i mbledh 591.4 milionë euro tatime dhe 209.8 milionë euro kontribute pensionale, pra mbi 800 milionë euro. ATK brenda vitit 2021 ka arritur t’i tejkaloj të gjitha projeksionet dhe krahasuar me vitin e kaluar kjo është 27 për qind më shumë. Pritjet tona janë që deri në përmbyllje të vitit, të hyrat tatimore do të arrijnë në 895 milionë euro”, ka treguar Murtezaj.
“Këto rezultate janë falë bashkëpunimit me qytetarët dhe rritjes së përgjegjësisë në përmbushjen e detyrimeve për të paguar tatime”, shton ai.
Murtezaj është shprehur se gjatë këtij viti janë pranuar 637 ankesa.
“Nga janari deri më sot janë pranuar 637 ankesa, 580 janë shqyrtuar brenda afatit, 30 prej tyre janë kthyer pozitivisht për tatimpaguesit, 87 janë kthyer pjesërisht, 28 ankesa kanë qenë jashtë afatit për shqyrtim, 35 ankesa janë kthyer në rikontroll, 5 ankesa janë pezulluar dhe 106 prej tyre janë në shqyrtim”, është shprehur Murtezaj.
I pari i ATK-së përfundon se rritje të të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2020 ka pasur për 124.3 milionë, kurse mbledhja e borxheve ishte 130.9 milionë.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka cilësuar një vit të suksesshëm tejkalimin e planit të buxhetit të rishikuar nga ATK-ja.
“Një rezultat i tillë përveç që nënkupton një konkurrencë të barabartë, një performancë e tillë i mundëson Qeverisë të ketë edhe të hyra më shumë për programe zhvillimore dhe mbështetje për qytetarët drejtpërdrejt”, tha Murati. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!