LAJMI I FUNDIT:

Muriqi: Të dëshpëruar me barazim, gabuan te goli i pranuar

Muriqi: Të dëshpëruar me barazim, gabuan te goli i pranuar

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka thënë se ndeshja ishte e fortë dhe është dashur të fitohet.

Sipas tij goli i pranuar erdhi nga një gjysmë harkim dhe duhej të reagonin më mirë.

“Lufta me mbrojtës? Normalisht si sulmues fizik e kam atë punë, si të them të luftojë që të nxjerr topa t’i ndihmojë shokët.  U mundova që ta jap 100 për qind dhe ta ndihmoj ekipin”.


“Morëm një gol nga gjysmë harkimi. Nuk u vendosëm mirë, por futbolli i ka këto gjëra. Kemi mundur t’i marrim shumë lehtë tri pikë”.

“Kur hymë në zhveshtore, u ndjemë keq për barazimin si mysafir, kjo është arritje e madhe për karakterin e skuadrës” .

“Edhe në Sofje besoj që nuk do të mposhtemi dhe ta vazhdojmë këtë seri”.

“U mundova që të kthehesha ta ndihmoj ekipin. Është karakteristik e imja të kthehet ta ndihmoj ekipin. Nuk ishte speciale nga shtabi teknik”, deklaroi Muriqi. /Telegrafi/