Me miliona shikime në YouTube dhe hite në Spotify dhe iTunes, një grup i të rejave rokere do të luajnë një nga koncertet e tyre më të mëdha javën e ardhshme në Panama - dhe mijëra katolikë, përfshirë edhe vetë Papa, do ta shijojnë atë.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo mund të jetë “rok and roll”, por ato thonë se këngët e tyre nuk flasin për seksin dhe drogën.


cc4 2

Ato luajnë një rock melodik të bazuar në zakonet e tyre tradicionale.

"Jemi motra të reja", thotë kitaristja 37-vjeçare, motra Ivonne e grupit, i cili përfshin anëtarë nga Kili, Japonia, Ekuadori, Kina dhe Kosta Rika.

cc3 1

"Kjo është një formë tjetër e sjelljes së mesazhit tonë ungjillor, duke treguar fuqinë tonë - domethënë, është edhe muzika që na pëlqen, tregon shumë për atë se kush jemi".

cc4 3

Të njohur si "Siervas", grupi luan këngë tërheqëse të krishtera që tingëllojnë të padallueshme nga ato të rokut të zakonshëm - por pamja është shumë e ndryshme. /Telegrafi/