Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka kërkuar që të shpërndahet raporti i fundit të Qendrës për të Drejtën Humanitare nga Beogradi, në të cilin dëshmohet se si shteti serb në mënyrë të organizuar vrau dhe fshehu trupat e afër njëmijë shqiptarëve nëpër varrezat masive në Serbi.
“Kosova ka qenë e pushtuar nga Serbia prej vitit 1912 deri më 1999 (duke përjashtuar periudhat e dy luftërave botërore). Kosova dhe populli shqiptar ka zhvilluar një luftë të pareshtur për liri e vetëvendosje.
Serbia, si pushtuese, ka zhvilluar në vazhdimësi politika dhe luftëra pushtuese në Kosovë.
Pas luftës çlirimtare të vitit 1998-99 të udhëhequr nga UÇK-ja, e me ndërhyrjen ndërkombëtare përmes sulmeve të NATO-s, Kosova u çlirua. Por, garnitura politike e Serbisë, apo për të qenë më i saktë pjesa më e madhe e garniturës politike, jo vetëm që nuk u pajtua me këtë fakt, por vazhdoi të mbetet shoviniste. Kjo politikë duke mbetur peng i një politike që i ka perënduar koha, po përpiqet me të gjitha mjetet të dëmtojë Kosovën, të ardhmen e saj, por edhe të kaluarën e saj, sidomos luftën çlirimtare. Fatkeqësisht, edhe për shkak të gabimeve tona politike, Serbia me propagandën e saj, po përpiqet të barazojë krimet e saj shtetërore me krimet e supozuara të UÇK-së.
Ajo shpeshherë betejën politike po përpiqet ta shndërrojë në betejë juridike, qoftë në institucione ndërkombëtare për të penguar Kosovën, qoftë në rastet kur përdor këto institucione për të denigruar luftën çlirimtare dhe eksponentët e saj, siç është edhe rasti i fundit me Ramush Haradinajn. Vërtet ky rast në aparencë duket juridik, por në thelb është krejtësisht politik.
Për të dëshmuar se kemi të bëjmë me një shtet, në krye të të cilit ka qëndruar një garniturë kriminale, e cila edhe sot e ndikon në masë të madhe politikën në të, e vlen t’i hidhet një sy raportit të fundit të Qendrës për të Drejtën Humanitare nga Beogradi, në të cilin dëshmohet se si shteti serb në fund të luftës në mënyrë të organizuar vrau dhe fshehu trupat e afër 1000 shqiptarëve nëpër varrezat masive në Serbi. Për më tepër askush deri më tani nuk është akuzuar dhe aq më pak dënuar për këto akte të krimit shtetëror.
Të ndihmojmë të vërtetën duke e shpërndarë këtë raport tek sa më shumë miq ndërkombëtar, tek sa më shumë media ndërkombëtare, por edhe tek të gjithë ata serbë të cilët kanë nevojë të dëgjojnë më shumë se ajo që vazhdon të ofrojë propaganda zyrtare e shtetit serb e shtrirë gati në të gjitha mediumet televizive dhe elektronike”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania