LAJMI I FUNDIT:

Murati i LB-së: Pragu zgjedhor të jetë natyral

Murati i LB-së: Pragu zgjedhor të jetë natyral

Kryetari i Lëvizjes Për Bashkim, njëherësh ministër i Diasporës, Valon Murati, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se partia të cilën e drejton ai, ka dalë me një plan për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Sipas tij, ata i kanë dërguar letër të gjithë kryetarëve të subjekteve politike kryesore në vend, parlamentare dhe jo parlamentare, ku qartësohet qëllimi i kësaj letre, e që sipas Muratit është që për çështjet madhore të vendit të vendoset me konsensus.


“Qëllimi i ftesës është që të takohemi me secilin lider personalisht. Ideja është që ne të takohemi në mënyrë bilaterale, dhe se propozimin tonë tua shtrojmë në këto takime”, ka thënë ai.

Murati mendon se çështjet madhore të vendit do të duhej të zgjidheshin ose përmes konsensusit ose përmes asaj që partitë ta prezantojmë idenë e tyre para votuesve, më pastaj sipas tij, këto subjekte të hyjnë në zgjedhje dhe fituesit ta realizojnë planin e tyre.

Kryetari i LB-së ka folur edhe për reformën zgjedhore, duke theksuar se duhet të shtohet kontrolli dhe verifikimi i votave të kandidatëve që janë brenda listës së partisë, sepse sipas tij, votat keqpërdoren edhe nga ana e kandidatëve të një partie, duke shtuar se “duhet që të konsiderohet mundësia që pragu zgjedhor të jetë natyral dhe jo siç është aktualisht”.

Murati ka theksuar se çështja e demarkacionit të kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi do të duhej të zgjidhej nga Gjykata e Arbitrazhit.

“Thjesht për shkak të paqartësive në opinion, kjo çështje duhet të zgjidhet në arbitrazh. Unë po mendoj që duhet të shkojë në Kuvendin e Kosovës. Kuvendi duhet të gjejë mekanizma që kjo punë të përfundoj në arbitrazh, duke qetësuar në këtë mënyrë shpirtrat e qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Lajme
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Kalo në kategori