Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë një deklaratë ku ka kritikuar partitë opozitare.

Murati thotë se derisa Ramush Haradinaj ishte kryeministër e Bedri Hamza ministër i Financave, pagat për të gjitha pozitat e kabinetit qeveritar ishin rritur 100%, ndërsa rritja për shërbyesit publikë ishte vetëm 4%.


"Kur jemi te pagat, a e dini se sa janë rritur pagat në qeverisjen PDK-AAK-Nisma, kur Kryeministër ishte Ramush Haradinaj, dhe Ministër i Financave ishte Bedri Hamza? Me datë 20 dhjetor 2017:Rritje e pagave për 100%, për të gjitha pozitat e kabinetit qeveritar, sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor. Më datë 12 janar 2018: Rritje e pagave për 4%, për shërbyesit publikë", theksoi ai.

Tutje, Murati ka shkruar se "premtimet e tyre tashmë i dini, por edhe veprimet kur ata ishin në pushtet, ua kemi parë"./Telegrafi/

465051487 10162197114085522 8208008723174547115 n

465153534 10162197114775522 5251595709940110209 n