Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë një tryeze me Doganën e Kosovës, ka deklaruar se kthimi i terminaleve doganore në operim të shtetit, i ka ndihmuar bizneset.

Murati tutje u shpreh se Qeveria ka punuar në lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë.


“Kthimi i terminaleve doganore në operim shtetëror, i ka ndihmuar bizneset pasi që ka bërë që të hiqet barra administrative dhe kostoja financiare për shumë biznese”, tha Murati.

420375324 309816848739732 4382976677879628235 n

Ministri tutje përmendi edhe zhdoganimin e plotë në portin e Durrësit.

“Kemi filluar zhdoganimin e plotë në portin e Durrësit që nga tetori i vitit të kaluar, që ka ul koston e bizneseve, sepse mund të përfshihen disa prej kontrolleve dhe të ulen edhe kostot e bizneseve që kalojnë mallrat e tyre në atë port”, ka thënë Murati.

Ai ka shtuar se me mbështetjen e Bankës Botërore, në shtator kanë miratuar edhe themelimi i dritares kombëtare që u ndihmon tregtarëve t’i kryejnë shërbimet në mënyrë digjitale. /Telegrafi/