LAJMI I FUNDIT:

Muralja e Urës Vajgurore, ndër 10 më të mirat në botë

Muralja e Urës Vajgurore, ndër 10 më të mirat në botë

Revista zvicerane “Wild Walls” ka përzgjedhur muralen e pikturuar në qytetin e Urës Vajgurore si një nga 10 më të mirat në botë.

“Muralja e titulluar ‘Flirtimi’ është vepra e tretë e pikturuar në Shqipëri nga Wild Drawnings. Në murale shikohet një çift, te cilët veshtrojnë njëri-tjetrin nga të dyja anët e pallatit, duke i dhënë jetë një iluzioni te bukur”, shkruan “Wild Walls” në kritikën e saj për veprën.

Shqipëria renditet krah Kalifornisë, Austrisë, Norvegjisë, Masaçusets, Ilinoisit, Italisë dhe Bjellorusisë.